• |
ide | kryesore

Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?

Paparazzi, Slider


Harry dhe Meghan mund të kenë hequr dorë nga detyrat mbretërore por ata do të kenë gjithmonë titujt të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it edhe nëse humbasin statusin e tyre , sipas një eksperti.

Çifti, i cili u tërhoq nga jeta mbretërore në vitin 2020, kanë vazhduar të përdorin titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it ndërsa vazhdojnë punën e tyre bamirëse dhe ndërtimin e markës Sussex. Sidoqoftë, ka pasur thirrje që ata të ‘zhvishen’ nga statusi i tyre mbretëror, veçanërisht pasi po e përdorin atë për të ndërtuar një markë nga e cila mund të punojnë për marrëveshje me Netflix dhe Penguin House.

Megjithatë, një eksperte ka zbuluar se nuk mendon se do t’i humbasin plotësisht titujt.

Duke folur për The Royal Beat, Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës Majesty tha se mendon se Harry dhe Meghan nuk do t’i humbin kurrë titujt e tyre. Ajo shpjegoi: “Unë nuk mendoj se do të ndodhë diçka me titujt sepse edhe nëse ata humbasin titujt e tyre, Harry është ende një princ dhe Meghan në vend që të ishte Dukesha e Sussex, do të ishte Princesha Henry. Kjo me të vërtetë do t’i ngatërronte amerikanët.

Ajo shtoi: “Mbretëresha u dha atyre titujt, le t’i mbajnë – ata do të jenë “H dhe M” gjithsesi. Mendoj se gjëja më e mirë është t’i lini, t’i injoroni dhe t’i lini të vazhdojnë  – siç po bëjnë Pallati dhe Familja Mbretërore”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *