• |
ide | kryesore

Policia: Rrahjen e avokatit e porositi Dritan Nano, shkak gjyqi për pronat

Arkiva, Lajme, Të fundit


Shkak për rrahjen e avokatit Sokol Mëngjesi është bërë një gjyq pronash dhe pakënaqësitë e njërës palë për punën e tij. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median deklaroi se avokati është goditur për shkak të detyrës. “Avokati ka përfaqësuar në një proces civil ligjërisht në shkallë të parë dhe në apel, një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore “Alterum shpk”. është shoqëruar Dritan Nano, i cili u ndalua si organizator i ngjarjes kriminale” tha Vocaj.

Sipas Vocajt është vetëdorëzuar Dorian Aliaj, njëri prej 4 autorëve të sulmit ndaj avokatit Skënder Mëngjesi. Ndërkohë tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Autorët nuk janë të paguar por janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin…. Janë takuar një muaj më para para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen” tha Vocaj. Policia ka vënë në dispozicion të qytetarëve shumën prej 20 mijë euro për këdo që jep informacione në lidhje me personat e shpallur në kërkim.

 

 


13 Comments

  1. Dmth sipas policisë, avokati ka bërë që të fitojnë çështjen dhe s’kanë paguar atë ???
    Nuk tingëllon pak e çuditshme??
    Pra e kanë çuar në prag të vdekjes për arësye se s’duan ti paguajnë honoraret që me siguri është arritur me një marrëveshje të shkruar.
    Pra rrezikojnë të kalojnë në burg nga 10 vite sepse krimi është i cilësuar për çfarë??
    Për para e që sbesoj që ti mos ti kenë!!
    Ose në rastin më të keq janë paguar këta për të bërë burg badihava!!
    Kam mendimin që çështja është tej kësaj tezës së policisë.

    1. Avokati ka pas kontrat me perqindje. Keta skan pranuar dhe ky do ket bllokuar zbatimin e vendimit te gjykates deri ne pagesen per sherbimin. Keta do jen nga ajo pjesa e copa loqeve te tipit, kujt i bllokon pronat ti.

      1. Cdo gje eshte e mundur, por duhet te jesh budalla me brire qe per kete motiv te rrahesh per vdekje avokatin e Berishes.

  2. Merru me kafshet ne Shqiperi. Edhe fiton ceshtjen per keta, edhe ste paguajn, edhe te rrahin. Do I ket blloku ndonje llogari ose pron se ska sens fare. Se politike nuk eshte. Sdo ishin kap. As Saliu qe I di te gjitha ska then gje.

  3. E verteta do dali vetem pas denimit te autoreve.
    Nese ato do te marin denimin maksimal, mbi 15 vite burg, atehere eshte i vertete versioni i pronave.
    Por ama nese ia hedhin paq me 2-3 vite burg atehere ky eshte sulm i paster politik.

  4. Per leket duhet ta vrisnin?O graqire,o moter qire ky ka nje skenar per te zhdukur avokatin i cili po pergatiste letrat per ne gjykaten e Strazburgut.Eshte politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *