• |
ide | kryesore

U kapën me drøgë dhe armë në banesë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

Lajme, Të fundit


Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash. Policia kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.

Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjeç. Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkëpunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe sekuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë. Menjëherë u arrestua edhe 27-vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasi Stavro Memaj 30 vjeç, djali tjetër i Memishës. 30-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *