• |
ide | kryesore

Dritan Nano nuk pranon porosinë për rrahjen e avokatit Sokol Mëngjesi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dritan Nano është identifikuar nga policia si organizatori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por ai nuk e ka pranuar akuzën para grupit hetimor. Ndërsa Dorian Alia, njëri prej autorëve i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës, është shprehur se e ka goditur me grusht avokatin dhe jo me dorezë. Ai thotë se nuk kanë dashur ta vrasin, por vetëm ta trembin.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të avokatit Mëngjesi, atij i është bërë një skaner mëngjesin e kësaj të enjteje ku sipas mjekëve janë shënuar përmirësime.

Megjithatë avokati vijon ende të jetë në koma artificiale.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës.

Ndërkohë që 3 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne kryeqytet.

Policia po punon për arrestimin e autorëve ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tyre duke vënë në dispozicion dhe një shumë prej 20 mijë eurosh.

Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.


7 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Porositës është mafia në polici!

    Këta plehrat, besoj se janë me precedentë kriminalë, që për shkak të patronazhimit, ua kanë toleruar duke i mbajtur peng dhe shantazhuar për ti përdorur ku ka nevojë mafia shtetërore shqiptare.

    1. ja pra qe jan mbeshtetes te PD. Po me siguri do jen te infiltuar sic thua ti, kan qen mbeshtetes te PD gjith jeten por ne te vertet kan qen patronazhista.

  2. Rrahës me pagesë… Kërcënimi nuk ndodhi për çështje “pronësie” siç pretendon policia, por ka ngjyra të forta politike, të lidhura ngushtësisht me mbrojtjen ligjore të avokatit për doktorin.

    1. hahaha, i zbuloi Miri te gjitha. Sherlok Miri. ca gallate ka ketu. Edhe kur qihet Bardhi ne byth me siguri ndonje patronazhist e qi.

  3. sa rrota kari keta njerez. tani le ti gezojn pronat ne burg, copa loqesh komplet. Edhe moren pronat dhe nuk donin te paguanin. Mosmirnjohes dhe kafsh, njerez xhungle (si gjysma e shqiptareve, te prapambetur, krijesa xhungle).

  4. Hahaha, doli hoxha ne minare e tha: e ka ber Rama me Ballen ngaqe me mbron mua avukati tha. Si gjithmon nuk dha snje prov, edhe pse per vete kerkon prova per gjerat ashiqare. Te tjereve ua ben gjyqin publik, ndonjeher me foto nga interneti pa pik lidhje, ndonjeher pa prova fare. Per vete thot me gjeni prova kur e di gjith Shqiperia se keta (Rama, Berisha, Meta po dhe Luli) kan vjedhur miliona per te mos then miliarda euro ne kurriz te shqiptareve. Ka dhe copa mutash, enverista te pandreqshem qe mborjn tipa si Rama, Meta e Berisha. Patronazhista e suflake bythe sa te duash, enverista mjeran qe nderruan Enverin me tre Envera te tjer. E keni par mbledhjet e PS apo PD? Rama dhe Saliu si xhaxhi. Meta akoma me keq, tu terheq susta e duke i mbajt zarat si me qen Kim Jong Li. Likja tu terheq susta qe mbante ca Ben Blusha me bllok e u thashte mbaj shenim ti, aty do vem ca partizan, aty ca ballista etj etj. Nga ana tjeter jepte pare Durim Bamit per vrasje. A e kuptoni se sa rend eshte politika jon? a e kuptoni qe keta duhen shqyer te gjith. Qe nga kufoma ne papafingo e deri te mbreti me poture e te sanco panco Like floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *