• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Bie vlerësimi për punën e qeverisë në muajt e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit
qeverisë


Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e qeverisë aktualisht, shumica e qytetarëve janë shprehur negativisht. Pyetjes si e vlerësoni në një shkallë nga (1 – 10) punën e qeverisë, vlerësimi negativ është (39.7%) e qytetarëve, vlerësimi pozitiv (34.3 %) dhe neutralë (25.4 %) e tyre.

Ndryshe nga 6 muaj më parë, vlerësimi pozitiv ka rënë me (8.6%), vlerësimi negativ është rritur me (3.5%) dhe vlerësimi neutral është rritur me (5.3 %). Votuesit socialistë ndryshe nga pjesa tjetër e qytetarëve kanë një vlerësim pozitiv në (68,3%) për punën e qeverisë, (9.4%) vlerësim negativ dhe (22.2%) vlerësim neutral.


Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozitës aktualisht. Nga gjetjet e Barometrit rezulton se (69.1 %) e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës, (8.9 %) vlerësim pozitiv dhe (21.3 %) vlerësim neutral.

Krahasuar me 6 muaj më parë, vlerësimi për punën e opozitës nuk ka ndryshuar, por ruan të njëjtat shifra.


Në Dhjetor të 2023 (68.1%) kishin mendim negativ për punën e opozitës, (21.4%) mendim neutral dhe (8.4%) vlerësim pozitiv.

Ndërkohë edhe pjesa më e madhe e votuesve të opozitës kanë vlerësim negativ për punën e opozitës sot në masën (41,8%), (36.7%) vlerësim neutral dhe vetëm (21.4 %) vlerësim pozitiv.


Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo muaj, lidhur me perceptimin e qytetarëve për situatën e përgjithshme në vend, ekonominë dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen, rezulton se: Të gjithë treguesit e vlerësimit negativ ekonomik kanë rritje në 6 muajt e fundit.

Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2%) në Dhjetor 2023 –në (43.8%) në Mars të 2024 dhe (47.6%) në Maj të 2024.

Një rritje të vlerësimit negativ ka edhe në lidhje me gjendjen ekonomike të familjeve të të pyeturve edhe pse në vlera më të ulta, Dhjetor 2023- (27%), Mars 2024 –(28,9%), Maj 2024 – (29.4%).

Të pyetur për të ardhmen, ka një rënie të optimizimit për ekonominë e vendit që vërtetohet nga përgjigjet e qytetarëve krahasuar në kohë.

Në Dhjetor 2023 – (45.2%) e qytetarëve mendonin se situata ekonomike e vendit do të përmirësohet, në Mars të 2024 kjo shifër ishte (41.1 %) dhe në matjet e fundit në Maj 2024 është (36.8 %) e qytetarëve.

E njëjta prirje shihet edhe në pritshmëritë lidhur me gjendjen ekonomike të familjes, në Dhjetor 2023- (42.4 %) e qytetarëve deklaronin se do të përmirësohet, në Mars të 2024 – (39.7%) e tyre konstatonin të njëjtën pritshmëri, sot në matjet e fundit këtë pritshmëri e kanë vetëm (36.5 %) e qytetarëve.


2 Comments

  1. “Prona per te cilen u godit ne koke avokati eshte ne nje toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndertohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhene ne dore lubive.

    Nese ajo hapesire do te ishte sot prone publike, asnje nuk do t’u sulej si lubi per ta kullufit

  2. Ishte gabini i Berishes dhe te tilla ka bere teper, por Rama (i cili eshte ne fuqi prej 12 vitesh) ka kaluar gjithe limitin me te keq te betonizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *