• |
ide | kryesore

Paradoksi, Borussia Dortmund ka “leverdinë” të humbasë: sa përfiton fituesja e Champions

Sport
Champions


Sonte luhet finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid dhe gjermanët gjenden përballë një dileme: të fitojë dhe të marrë trofeun apo të humbasë dhe të marrë më shumë para.

PARADOKSI I DORTMUND

Në orën 21:00 në Wembley do të zhvillohet finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Gjermanët duan të ngrenë trofeun që u shpëtoi nga duart në vitin 2013, ndërsa spanjollët kërkojnë të shkruajnë më tej historinë, duke fituar të pesëmbëdhjetën. Mes këtyre ëndrrave për lavdi ka edhe disa llogaritje që duhen bërë. Fituesi i kupës merr një bonus prej 4.5 milion, përveç milionave të fituara tashmë për kalimin e grupit, kualifikimit të raundeve dhe fitoreve në turne.

Lexo më tejChampions, një kurorë vendoset në Wembley: Real ‘Mbreti’ i turneut, përballë ‘armatës’ së Terzic

Borussia Dortmund, me llogari të bëra, gjendet përballë një dileme: të fitojë dhe të marrë këto 4.5 milionë shtesë, përveç lavdisë; apo të humbasë dhe të arkëtojë 25 milionë. Do të ishte pikërisht Real Madrid që do t’i paguante këto para në arkat e Borussia Dortmund. Kur Los Blancos shkuan për të blerë Bellingham në Gjermani verën e kaluar, u firmos një bonus për fitoren e mundshme të Champions League në vitin e parë, që garantonte 25 milionë shtesë për verdhezinjtë në marrëveshjen Bellingham.

Humbja nuk i përshtatet askujt, sidomos nëse është një finale e Champions League, por në këtë rast një humbje do të ishte më pak e hidhur, të paktën për llogaritë e klubit.

SA ARKËTON FITUESJA E CHAMPIONS?

Kushdo që ngre Champions League sonte do të ketë jo vetëm lavdi, por do të ketë edhe një thesar të konsiderueshëm. Triumfi në finale i jep skuadrës fituese një bonus prej 4.5 milionë eurosh, që duhet t’i shtohen parave të ardhura nga fitoret në turne dhe kalimi në raundet e ndryshme. Kalimi i 1/8 vlen 9.6 milionë, çerekfinalet 10.6 milionë, gjysmëfinalet 12.5 milionë, finalja 15.5 milionë. Totali është 53.7 milionë euro, të cilave duhet t’u shtohet tarifa fikse për renditjen historike dhe të drejtat televizive.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *