• |
ide | kryesore

Video/ Humbja më absurde: Rinderknech shkelmon reklamën nga nervat, thyen e gishtin e tërhiqet

Sport, Video
Rinderknech


Si t’i bësh keq vetes: e tregon më së miri Arthur Rinderknech. Francezi në fakt u eliminua nga turneu Roland Garros në mënyrën më tallëse të mundshme. E të mendosh që ai kryesonte me dy sete me zero në ndeshjen e raundit të dytë me Tomas Etcheverry. Pas një pike të shënuar nga argjentinasi, Rinderknech nga inati goditi një tabelë reklame dhe pak më pas, për shkak të dhimbjes së fortë në këmbë, u tërhoq nga gara.

Një dëmtim absurd, që e detyroi Arthur Rinderknech të humbasë edhe ndeshjen e radhës në dyshe, e planifikuar të luante në krah të Nuno Borges. Një dramë e vërtetë sportive për francezin e lindur në vitin 1995 dhe një sukses i papritur për Etcheverry, i cili do të përballet tani me Casper Ruud në raundin e tretë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *