• |
ide | kryesore

VIDEO/ Novak Djokovic goditet në kokë me shishe uji në Romë

Sport
novak



Një episod i pazakontë ndodhi në fund të ndeshjes së tenisit të Turneut të Romës të fituar nga Novak Djokovic ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1. Teksa “Numri 1” i botës po dilte nga fusha dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi atë në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda.

Serbi ka pësuar një dëmtim në kokë, i cili i ka shkaktuar një gjakderdhje të lehtë. Ai është transportuar në qendrën mjekësore për trajtim për shkak se ka pësuar një marrje mendsh të lehtë, por është mirë dhe gjendja e tij nuk shqetëson shumë. Nga hetimet fillestare duket se serbi është goditur pa dashje nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.

“Në momentin që doli nga fusha qendrore në fund të ndeshjes, Novak Gjokoviç u godit me një shishe uji në kokë teksa po jepte autografe për shikuesit. Ai iu nënshtrua trajtimeve të nevojshme dhe tashmë është larguar nga spitali për t’u kthyer në hotel ku gjendja e tij nuk është shqetësuese” – njoftuan autoritetet. Një reagim qetësie ka bërë edhe serbi Djokovic në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *