• |
ide | kryesore

Rishfaqet finlandezi Zilliacus: “Oaktree-Inter lajm i trishtë, por për mua tani do të jetë më e lehtë”

Sport
Zilliacus


Sipërmarrësi finlandez Thomas Zilliacus, i njohur për synimet e tij për të blerë klubin e Inter, është rikthyer për të folur për TvPlay, duke konfirmuar edhe një herë interesin e tij: “Oaktree është pronari i ri i Inter? Lajm i trishtë për Inter sepse ky ndryshim i pronësisë nuk siguron vazhdimësi, nuk lejon planifikimin e duhur dhe nuk e lejon klubin të mbajë standarde të larta – tha ai përpara se t’u drejtohej drejtpërdrejt tifozëve -. Disa më pyetën përse unë vetëm kam folur, përse nuk bëra asgjë për të blerë Inter. Tani që epoka e Suning mori fund, mund t’ju them se e kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Por faji nuk është i imi. Unë kam bërë dy oferta për të blerë Inter në vitin e fundit”.

LËVIZJA TE OAKTREE

“Unë jam shumë i interesuar për Inter. Tani mund të jetë më e lehtë sepse Oaktree është shumë i motivuar për të shitur klubin. Oaktree është lloji i entitetit që, nga sa kuptoj unë, është i interesuar të rikthehet në marrëveshje”. Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por me sa kuptohet duhet të shkojë në këtë drejtim’.

PROJEKTI

“Sipas këndvështrimit tim, të gjitha klubet duhet t’i përkasin tifozëve. Pa tifozë nuk ka klub. Kam mundësinë të përfshij shumë investitorë të mëdhenj edhe në blerjen e Inter. Jam duke kërkuar një model që mund të përfshijë edhe tifozët: Inter duhet t’i përkasë tifozëve të tyre. Tre nga klubet më të mëdha të Champions League, Real Madrid, Bayern dhe Borussia Dortmund, i përkasin tifozëve dhe për mendimin tim nuk është rastësi”.

Lexo më tej: Mandat arresti për Zilliacus: miliarderi finlandez donte të blinte Inter

VLERËSIMI I KLUBIT

“Vlerësimi për të blerë Inter është rreth një miliard euro. Unë do t’i bëj propozimin Oaktree për të demonstruar se klubi mund të kalojë në një sipërmarrje popullore, si një projekt i ngjashëm me Barcelonën ose Bayern Munich”, e mbylli Zilliacus.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *