• |
ide | kryesore

Mandat arresti për Zilliacus: miliarderi finlandez donte të blinte Inter

Sport
Zilliacus



Thomas Zilliacus, sipërmarrësi finlandez që ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të blerë Inter, është në telashe të mëdha. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti në Singapor dhe një njoftim i kuq nga Interpoli. Sipas Bloomberg, manjati kërkohet për përfshirje të dyshuar në shpërndarjen e deklaratave mashtruese nga Yuuzoo, një kompani që ai drejtonte më parë në qytet-shtet.

“Pas hetimit, disa raporte financiare të lëshuara nga YuuZoo mes viteve 2015 dhe 2016 u akuzuan si materialisht mashtruese në atë që mbivlerësuan të ardhurat e YuuZoo me rreth 14 milionë dollarë. Vlerësimi kapërceu nga 4.6 milionë dollarë në 18.8 milionë dollarë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia e Singaporit.

Lexo më tej: Manjati finlandez Zilliacus çmend tifozët e Inter: “Do sillja Haaland e Pedri”

KUSH ËSHTË THOMAS ZILLIACUS?

Ish-ekzekutiv i Nokia, Zilliacus themeloi Grupin e Aleancave Strategjike të Azi-Paqësorit dhe Mobile FutureWorks. Këto kompani kryesisht merren me pasuri të paluajtshme, sporte dhe telekomunikacion. Vlera e tyre e kombinuar arrin mbi 3 miliardë dollarë. Muajt e fundit për të ishte folur edhe te Manchester United, por duke mos gjetur partnerët e duhur, ai kishte braktisur garën për klubin anglez. Megjithatë nuk është rastësi që në rrjetin sociale personal shumë shpesh ai komenton, përveç situatës së Inter, pikërisht edhe atë të Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *