• |
ide | kryesore

Milan i ka komunikuar shkarkimin teknikut Pioli, vjen Fonseca: mungon akordi për shpërblimin

Sport
Pioli


Aventura e tenikut Stefano Pioli në Milano përfundoi të mërkurën më 22 maj, një ndeshje nga përfundimi i sezonit, kur duhet të luhet Milan-Salernitana e planifikuar për të shtunën më 25 maj në orën 20:45. Klubi ia ka komunikuar tashmë trajnerit vendimin e tij dhe kështu figura e portugezit Paulo Fonseca po afrohet gjithnjë e më shumë me pankinën kuqezi. Ai është i përzgjedhuri, për drejtimin e ri teknik, nga Ibrahimovic dhe drejtuesit.

KONFRONTIMI MES TEKNIKUT E MILAN

Një ditë përballjesh intensive në frontin e trajnerit, një pikë kyçe që Milan beson se duhet ta zgjidhë dhe deshifrojë menjëherë. Vetëm më pas kuqezinjtë mund të fokusohen në pjesën tjetër, duke përfshirë rinovimet, lëvizjet e merkatos, ofertat e mundshme për lojtarët e mëdhenj në organikë. Kështu të mërkurën më 22, drejtuesit dhe menaxherët e teknikut Pioli u takuan në selinë e kuqezinjve për të provuar të përshkruanin procedurat që do të çojnë në lamtumirën e tij. Nuk ka asnjë përçarje, klubi dhe trajneri do të vazhdojnë përpara, të ndarë, por me respektin maksimal mes palëve.

SHPËRBLIMI I LARGIMIT, KËRKOHET NJË AKORD

Milan ka zgjedhur një lamtumirë pa mëri, por edhe pa rënë dakord për pagesën për largimin për momentin. Stefano Pioli ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2025, një datë që asnjëra nga palët nuk ka ndërmend ta arrijë dhe që në fakt nuk është e përshtatshme për askënd. Tekniku ka interes të çlirohet në funksion të pankinave të tjera të lira, nga Napoli te Bologna. E Milan duhet të komunikojë zyrtarisht shkarkimin në mënyrë që të vazhdojë me pasardhësin.

Lexo më tej: AdL ka zgjedhur, Pioli trajner i Napolit: kontratë dy vjeçare prej 3 milionë euro

PAULO FONSECA, TEKNIKU I RI I MILAN

Shkarkimi zyrtar i Stefano Pioli do t’i lejojë Milan të avancojë publikisht drejt Paulo Fonseca, portugezi i projektuar për të marrë drejtimin e skuadrës. Duke përjashtuar surprizat e minutës së fundit, ish-tekniku i Romës do të marrë rolin e trajnerit nga viti i ardhshëm. Fonseca nuk iu përgjigj thirrjes së Lille për rinovim dhe gjithashtu thuhet se po refuzon edhe ofertën e Marseille. Ardhja e tij te kuqezinjtë nuk do të jetë për para, por për mundësi. Ai u bind nga projekti i ri dhe garancitë teknike të paraqitura dhe nga dëshira për revansh, për t’u rikthyer në Serie A dhe për të fituar më shumë se një kënaqësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *