• |
ide | kryesore

Ish-kampioni i hokejit Koltsov është vetëvrarë: partneri i tenistes Sabalenka është hedhur nga ballkoni

Sport
Koltsov



Nuk ka qenë një vdekje aksidentale ose për shkak të një sëmundje. Ish-kampioni i hokejit Konstantin Koltsov, partneri bjellorus i tenistes Sabalenka, ka kryer vetëvrasje. Departamenti i Policisë së Qarkut Miami-Dade e konfirmoi versionin e ri të ndarjes nga jeta të Koltsov. “Sipas asaj që raportuan hetuesit – thuhet në njoftimin për shtyp të forcave të rendit – të hënën 18 mars 2024, rreth orës 12.39 të mëngjesit, policia e Bal Harbor dhe zjarrfikësit u thirrën në St. Regis Bal Habrour Resort në 9703 të Collins Avenue për një burrë që ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së tij. Seksioni i vrasjeve i Departamentit të Policisë Miami-Dade ka marrë përsipër hetimin e vetëvrasjes së dukshme të zotit Konstantin Koltsov, i lindur më 17 mars 1981. Vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë”.

Lexo më tejMpiksje gjaku, humb jetën ish-kampioni i hokejit: Konstantin Koltsov ishte 42 vjeç

Lajmin për vdekjen e tij është dhënë nga federata bjelloruse e hokejit në një deklaratë të shkurtër. Ata saktësuan se vdekja ka ndodhur “papritmas”, pa specifikuar se si dhe ku kishte vdekur Koltsov. “Jemi në zi”, shkruan federata në faqen e saj të internetit. Gjatë karrierës së tij Kolstov gjithashtu luajti me Pittsburgh Penguins në NHL. Koltsov dhe Sabalenka ishin së bashku prej tre vjetësh. Tenistja bjelloruse, numri dy dhe dy herë fituese e Australian Open, megjithë zinë e saj, konfirmoi se do të marrë pjesë në Miami Open. Ajo do të bëjë debutimin e saj të premten, në një ndeshje kualifikuese ndaj një kundërshtareje ende të papërcaktuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *