• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Ç’mendojnë shqiptarët për abortin, prostitucionin apo dënimin me vdekje

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarët



Barometri në Euronews Albania në pyetësorin e fundit ka bërë një skaner të vlerave tek të cilat besojnë më shumë shqiptarët. Ata janë vendosur këtë herë përballë pyetjeve që pyesin për veprime apo fenomene si prostitucioni, homoseksualiteti, aborti, marrëdheniet seksuale, divorci e të tjera.

Për të kuptuar tolerancën ose jo të shoqërisë sonë në raport me këto vlera, 1000 persona mbi 18 vjeç janë pyetur ballë për ballë si në çdo studim tjetër. Vlerat e përgjigjes tregojnë se shoqëria jonë ka një mungesë tolerance për fenomene nga prostitucioni tek homoseksualiteti apo aborti dhe divorci, por në vlera të ndryshme për secilën nga ato.

Në listën e fenomeneve të mësipërme dallohet se vlerat më të larta të mospranimit apo mosjustifikimit janë për prostitucionin. Rezultatet e anketimit tregojnë se 91,2% nuk e justifikojnë prostitucionin, 85,5% nuk justifikojnë homoseksualitetin, 77,2% nuk e justifikojnë abortin.

Po kështu përqindje e lartë e mosjustifikimit është edhe për marrëdhëniet seksuale spontane 64.8%, divorci mbetet ende në vlera të larta me gjithë shifrat në rritje me 47,8 % të të anketuarve që shprehen se nuk e justifikojnë atë, dhe vlerën më të ulët në përqindje për mospranimin si veprim shqiptarët e kanë për marrëdhëniet seksuale para martese.

Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe pozicionimin e një shoqërie në raport me jetën, vdekjen dhe legjislacionin, është vënë në fokus të mendimit të qytetarëve. Pyetjes “A është tërësisht i justifikuar apo aspak i justifikuar dënimi me vdekje?”, qytetarët i janë përgjigjur në 63,4 % me mosjustifikim.

Pjesa tjetër e të intervistuarve e justifikojnë dënimin me vdekje, por gjithsesi janë pakica në raport me ata që e konsiderojnë tërësisht të pajustifikuar dënimin me vdekje. Barometri i ka pyetur qytetarët edhe për disa veprime për të cilat edhe në vende dhe shoqëri më të zhvilluara ka ende debat.

Vetëvrasja dhe eutanazia, janë disa argumente të cilat edhe në shoqërinë tonë janë të vështira për t’u pranuar. Këtë e tregojnë shumë qartë rezultatet e anketimit të fundit të Euronews Albania.

Mes 1000 qytetarëve të intervistuar ballë për ballë, pyetjes: Cili nga veprimet e mëposhtme si vetëvrasja dhe eutanazia është tërësisht e pajustifikuar, 93.3 % përgjigjen se vetëvrasja është tërësisht një veprim i pajustifikuar dhe 89% mendojnë se eutanazia është gjithashtu një veprim i pajustifikueshëm. /Marrë nga EuroNews Albania



5 Comments

  1. Kot me te pyet, a e ke pare sondazhin me lart apo je rrot kari?

    Sepse nese e ke pare, do kuptoje se nuk ka lidhje me Ameriken por eshte shume here me konservativ.

    Dhe biles me duket cudi e madhe duke pasur parasysh shkaterrimin qe I ka sjell Amerika aka cifuteria nderkombetare ketij kombi.

    Paskan ende rezistence te forte shqiptaret

  2. ” Për të kuptuar tolerancën ose jo të shoqërisë sonë në raport me këto vlera, “”
    Mos doje te thoje me keta antivlera.!?

  3. Moterqirajt bejne sondazh! Keta hale qe cuan kusherirat ne semafor jane kunder prostiucionit?
    Qija nonen!!!!!!
    Keta jane kunder vetvrasjes se kane qejf te te vrasin.
    Zorraxhinjte bejne sondazh!
    Ju vrafte beqerrkacollpiperaqis. More moterqira, me kovidin u be masaker!

  4. Sondazhet jane gjithmone te manipuluar per interesa te caktuara. Je demokraci? Bej referendum. Pse kush sondazh tregoi qe shqiptaret ne shumice deshironin qe vendi te mbushej me perdorues droge?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *