• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Sa e duan bashkimin shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipërisë



Këtë të premte Barometri në Euronews Albania ka sjellë mendimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë.

Në këtë studim të realizuar për herë të parë në të dy vendet mes 2065 të pyeturve ballë për ballë, në të dyja vendet, qytetarët shqiptarë janë vendosur përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me dëshirën e tyre për bashkimin kombëtar dhe gjithçka që ka të bëjë me të.

Nga të dhënat e bëra publike në Barometri del qartë se Bashkimin Kombëtar e dëshirojnë në një përqindje më të lartë shqiptarët e Shqipërisë në krahasim me shqiptarët e Kosovës.

Ne pyetjen “pavarësisht rrethanave dhe mundësive ju personalisht sa e dëshironi Bashkimin Kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë?”, 73.6 % e të pyeturve në Shqipëri përgjigjen “e dëshiroj”, ndërsa ata që e dëshirojnë në Kosovë janë 55, 4 % e të pyeturve nga Data Centrum. 


Në të gjitha pyetjet për Bashkimin Kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, një tjetër pyetje e rëndësishme e studimit të Barometrit, ishte edhe pyetja hipotetike “nëse qytetarët do të paguanin një taksë për bashkimin nëse kjo do t’ju kërkohej për të përshpejtuar këtë proces”.

Ajo çfarë duket qartë nga të dhënat është se qytetarët e Kosovës që janë dakord ta paguajnë një taksë për bashkimin janë 53,8 % e të pyeturve dhe në Shqipëri ata që janë të gatshëm për të paguar një taksë janë më pak 46,2 % e të pyeturve.

Ata që nuk janë dakord të paguajnë një taksë për të përshpejtuar bashkimin e dy shteteve në Shqipëri dhe në Kosovë janë përkatësisht 31,8 % në Shqipëri dhe 30,9 % e të pyeturve në Kosovë. /Marrë nga EuronewsAlbania 



10 Comments

    1. Kush do bashkim me edi ramoviqin …!qe thote se vlla kom vuqiq dhe mik Albinin,pra qendrimi anti Kosove i ramsit ka zhgenjy Kosovaret kjo eshte e qarte.!

      1. edhe para Rames, Kosovaret kane patur te njejtat opinione. Rama eshte qelbesire por nje patetik idiot si Albini nuk do desha te ishte kryeminister.

  1. Ne nuk po merremi vesht ishtu te ndarje e jo me u bashku dreqi se merr vesht mandej Ma mir secili ne pun te vet kufirin e kalojmë pa probleme secila anej

  2. Shqiptaret do jene me te sigurte e me te begate kur te jene te gjithe ne nje shtet. Sigurine e begadine ne europe e kane popujt e medhenj

  3. Kosovarët janë skeptik sepse e dinë që në Shqipëri ka një rrymë antiveri e që përmbledh dhe Kosovën sigurisht kjo nga trashëgimtarët e ish komunistëve!!!

    1. Nuk qendrojne fjalet e tyre sepse veriu, ne kete rast, do ishte shumice. Edhe diçka, nese shqipetaret do ishin kunder veriut, bashkimin me Kosoven (qe do bente veriun predomonues) nuk do ta deshte 83% e shqipetareve. fakti eshte qe akoma Kosovaret jane te “magjepsur” nga ideja e pavaresise duke promovuar nje pellembe toke ..e cila financohet nga USA dhe EU. Kur te mbarojne financimet do kthejne koken e do kerkojne bashkim…Tani per tani duhet te rrijne ne pellgun e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *