• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kosovë



Në Barometrin në Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri tjetrin në të dy vendet. Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.

Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Janë 50,4 % e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7% e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.

Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në 3 muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4% e qytetarëve në Kosovë. Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7% shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 % e të pyeturve në Kosovë. 

Një tjetër pyetje e anketës së radhës në Barometrin e kësaj jave, për shqiptarët në Shqipëri dhe qytetarët në Kosovë, i ka vendosur ata të zgjedhin nëse kanë të njohur respektivisht në të dyja vendet.

“A keni të njohur, shokë, miq, kolegë, familjarë që jetojnë ose punojnë në Shqipëri /Kosovë”. Është një pyetje që i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dyja vendet.

Nga përgjigjet rezulton se 25% e shqiptarëve në Shqipëri njohin të afërm, shokë apo koleg, që jetojnë ose punojnë në Kosovë.

Ndërsa nga qytetarët e pyetur në Kosovë ata që njohin dikë të afërm, shok apo koleg që jetojnë ose punojnë në Shqipëri, janë 19,7% e të pyeturve. 

Për të kuptuar bashkëveprimin mes qytetarëve në Shqipëri me ata në Kosovë dhe anasjelltas, pyetja e radhës që Barometri ju ka drejtuar të anketuarve është “sa shpesh ndiqni mediat e Kosovës / Shqipërisë në të gjitha format dhe formatet”.

Përgjigjet tregojnë se 31% e qytetarëve të Kosovës ndjekim mediat në Shqipëri disa herë në javë ose çdo ditë, kundrejt 18,5% e shqiptarëve të Shqipërisë që ndjekin mediat e Kosovës me të njëjtën shpeshtësi.

Të rinjtë 18-24 vjeç janë ata që ndjekin më pak mediat respektive të dy vendeve, krahasuar me moshat më të mëdha. Respektivisht 25.6% e të rinjve në Kosovë ndjekin mediat në Shqipëri dhe 4.5% e të rinjve në Shqipëri ndjekin mediat e Kosovës. /Marrë nga EuroNews Albania



2 Comments

  1. Aman bejeni prape ate sondazhin qe e keni qejf ju si media Kazan ” cili eshte lideri me i mire qe ka patur Shqiperia ne historine e saj”, dhe do dali Ramazani me 99.99% te votave 😂.

  2. Shqiptaret e shqiperise nuk e njohin vendin e tyre Shqiperi besoj se shumica e tyre njohin vetem 20% te teritorit te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *