• |
ide | kryesore

Mpiksje gjaku, humb jetën ish-kampioni i hokejit: Konstantin Koltsov ishte 42 vjeç

Sport
Koltsov



Konstantin Koltsov, ish-lojtari bjellorus i hokejit mbi akull, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare. Federata Bjelloruse e hokejit e ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj të internetit, në të cilën nuk i referohet shkaqeve të vdekjes, duke specifikuar vetëm se ka ndodhur “papritmas”. Sipas mediave lokale, vdekja ka ardhur për shkak të një mpiksje gjaku. Koltsov luajti tre sezone me Pittsburgh Penguins të National Hockey League (NHL) mes viteve 2002 dhe 2006. Në nivel ndërkombëtar, ai luajti për ekipin kombëtar të Bjellorusisë në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 dhe 2010 dhe në nëntë kampionate botërore. Që nga viti 2021 ai ishte në një lidhje me tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka.

Sipas raportimeve të mediave bjelloruse, Koltsov vdiq nga “një mpiksje gjaku” dhe ishte në Miami, ku Sabalenka është regjistruar për Miami Open. Debutimi i saj është planifikuar për të premten kundër fitueses së ndeshjes mes shoqes së saj të madhe Paula Badosa dhe rumunes Simona Halep, e rikthyer pas skualifikimit për doping. Nuk dihet ende nëse bjellorusia do të tërhiqet nga turneu apo jo.

Lexo më tejPamje të rënda/ Patina i shqyen fytin gjatë ndeshjes, Adam Johnson humb jetën: spektatorët të tronditur

Çifti kishte nisur të takohej në qershor 2021, rreth një vit pas divorcit të Koltsov nga gruaja e tij Yulia, me të cilën ai kishte tre fëmijë. Pesë vjet më parë, Sabalenka humbi papritmas edhe babanë e saj Sergey, në moshën 43-vjeçare, gjithashtu një ish-lojtar hokeji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *