• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Rusi: zgjidhet më i miri në fushë, merr si shpërblim një… kallashnikov

Sport, Video



Çmenduri të zakonshme në vendet e lindjes: në Serbi vendosin tankun para stadiumit të Beogradit, në Rusi lojtarit të ndeshjes i japin shpërblim… një kallashnikov. Ka ndodhur pikërisht kështu për Saveli Kononov, i zgjedhur si më i miri në fushë në fitoren e skuadrës së tij, Izhstal Izhevsk, kundër Chelmet, në një ndeshje hockey të divizionit 2 rus. Portieri Kononov (36 goditje në portë e vetëm dy gola të lejuar) ka marrë një cmim jashtëzakonisht të cuditshëm nga shokët e tij, në përfundim të ndeshjes. Sapo është kthyer në dhomat e zhveshjes, numri 1 rus është nderuar nga kapiteni i tij me një kallashnikov AK-47, arma ofensive më e shpërndarë në botë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *