• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Patina i shqyen fytin gjatë ndeshjes, Adam Johnson humb jetën: spektatorët të tronditur

-Instant, F1, Sport, Video
Adam Johnson



Një tragjedi e madhe ka tronditur botën e hokejit në akull. Adam Johnson, një ish-lojtar i NHL me Pittsburgh Penguins, humbi jetën në moshën 29-vjeçare pasi patina e kundërshtarit i çau fytin. Ngjarja tronditëse ndodhi në ndeshjen e Elitës angleze mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers të shtunën në mbrëmje. 8000 shikuesit në tribunat e Utilita Arena në Sheffield dhe lojtarët e pranishëm në akull mbetën nën shok. Ndeshja u ndërpre dhe arena u evakuua. Ndërhyrja e shpejtë e punonjësve shëndetësorë nuk ka mjaftuar për të shmangur tragjedinë e madhe. Sipas disa dëshmitarëve, disa tifozë janë ndjerë të sëmurë dhe i kanë rënë të fikët. I transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Verior në Sheffield në grahmat e fundit, Johnson u nda nga jeta në orët e para të së dielës, 29 tetor.

Dinamika e tragjedisë është vërtet absurde dhe rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në hokej mbi akull. Johnson patinonte drejt qendrës së fushës, një kundërshtar përplaset me një lojtar tjetër dhe patina e tij, në një pozicion të panatyrshëm, pret fytin e Adam. Amerikani bie në tokë, e në të nxehtë ngrihet menjëherë, më pas shembet përtokë. Akulli bëhet i kuq nga gjaku i humbur. Shokët e skuadrës e përcjellin në stol, ndihma ishte e menjëhershme, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej më asgjë.

KOMUNIKATA E NOTTINGHAM PANTHERS

“Nottingham Panthers janë me të vërtetë të dërrmuar për të njoftuar se Adam Johnson ka vdekur tragjikisht pas një aksidenti të frikshëm në ndeshjen e mbrëmshme në Sheffield,” thuhet në deklaratën e ekipit të tij të lëshuar të dielën në mëngjes. “Panthers dëshirojnë të dërgojnë mendimet dhe ngushëllimet tona për familjen e Adam, partneres së tij dhe të gjithë miqve të tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Të gjithë në klub, duke përfshirë lojtarët, stafin, drejtuesit dhe pronarët, janë zemërthyer nga lajmi për vdekjen e Adam. Numri ynë 47, nuk ishte vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm i hokejit në akull, por edhe një shok skuadre i mrekullueshëm dhe një person i jashtëzakonshëm, me gjithë jetën përpara. Do të na mungojë shumë, klubi nuk do ta harrojë kurrë. Pusho në paqe Adam”.

KUSH ISHTE ADAM JOHNSON

I lindur në Hibbing, Minesota, më 22 qershor 1994, Johnson kishte luajtur gjithashtu në NHL amerikane gjatë karrierës së tij, me Pittsburgh Penguins. Pastaj në Evropë ai ka qenë pjesë e Malmo në Suedi dhe në Gjermani me Augsburger. Në gusht ai u transferua në Nottingham Panthers në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *