• |
ide | kryesore

Video/ Ndihet i provokuar, Klopp i kthehet ‘live’ keq pyetjes së gazetarit: “Je një injorant”

F1, Sport, Video
Klopp


Jürgen Klopp nuk i përmban nervat e tendosura pas ndeshjes Sheffield-Liverpool. Reds fituan me rezultatin 2-0, por tekniku gjerman nuk e ka gëlltitur dot batutën e gazetarit Marcus Buckland, në lidhje me kohën e ndeshjes së radhës ndaj Crystal Palace. Tekniku, që në të kaluarën është ankuar shpesh për ndeshjen e drekës të së shtunës (ora 12:30 britanike, 13:30 me orën tonë), është përgjigjur në mënyrë të ashpër, edhe pse mbajti një ton sarkastik.

KLOPP PËRPLASET ME GAZETARIN

Liverpool, në fakt, do të luajë të shtunën në orarin e kritikuar shpesh nga Klopp. Duke u përpjekur të bënte humor, Marcus Buckland e nisi kështu: “Kundër Crystal Palace do të dilni në fushë në kohën tuaj të preferuar, apo jo?”. Përgjigja e menaxherit gjerman, pavarësisht tonit në dukje sarkastike, ishte e akullt: “Urime, është vërtetë fantastike të bësh shaka me këtë temë. Crystal Palace luajti edhe sonte dhe kështu jemi në të njëjtën situatë. Por e kuptoj që ti nuk e kupton diskutimin tim edhe pse punon në futboll. Pra, pse duhet të përpiqem t’jua shpjegoj përsëri? Nëse bëni shaka me këtë temë, do të thotë se je vërtet një injorant”.

Lexo më tej: Video/ Broja godet shtyllën, United mposht Chelsea: Guardiola -6 nga kreu, City fundoset ndaj Villians

“NUK MË RESPEKTOVE”

Edhe kolegët e Buckland, Billy Sharp dhe Steve McManaman, gjithashtu mbetën pa fjalë. Më pas gazetari i Prime Video u përpoq të rikuperonte situatën dhe të rivendoste qetësinë në intervistë: “Thjesht po përmendja një nga problemet, nuk doja të tregoja mungesë respekti”. Por Klopp, përsëri, u përgjigj me zemërim: “E megjithatë e ke bërë tashmë. Ti mund të thuash çfarë të duash, ndërsa po ta bëja unë… do të ishte krejtësisht ndryshe”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *