• |
ide | kryesore

Ahmetaj në RAI 3/ Ergys Agasi, njeriu misterioz që mban lidhjet e Ramës me bosët e mafias

Arkiva, Lajme, Të fundit
rai 3


Emisioni “Report” në RAI 3 ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë. Gazetari Giorgio Mottola arriti të intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili sipas tij ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar, për të cilin thotë se ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar” – citohet në reportazhin e RAI3.

Vetë Ahmetaj thotë se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – thotë Ahmetaj gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”, citon lapsi.al.

Ish-numri “dy” i qeverisë bën akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.

Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ahmetaj për Rai3: Rama i priste mafiozët në zyrë!


6 Comments

  1. E ku eshte problemi ketu, A nuk jane kriminelet edhe ata qytetare shqiptare,a nuk jane edhe ata

    votues me te drejte vote ? Perse te mos i takoje KM edhe ata si pjese te shoqerise shqiptare, te

    degjoje shetesimet dhe problematikat e tyre, perse te mos e kanalizoje parane e tyre te fituar

    ne menyre te jashteligjeshme me mund , sakrifica e me rrisk te larte per jeten dhe lirine e

    tyre, ne nje aset zhvillimi duke ndihmuar ata ti kthejne ato para ne te ligjeshme

    duke bere kulla e resorte turistike qe po ia ndryshojne lukun Shqiperise. KM beri mire qe

    perfaqesuesit e tyre i beri depudete, kryetare bashkie , i futi ne administrate, por ishte opozita

    destruktive qe inicoi ligjin e dekriminalizimit duke i detyruar ata kriminele te largohen nga

    parlamenti e bashkite dhe duke lene te paperfaqesuar nje pjese te elektoratit shqiptar. Cfare

    te beje KM tani, te mos u jape as tendera, koncesione e leje ndertimi ? Po kujt tia jape, apo tia

    jape pabuksave qe s’kane takat te ndertojne as nje kotec pulash? Te behet zemra mal kur sheh

    Tiranen te mbushur me kulla ne te gjitha anat, rruget me makina superluksoze, hotele e rresorante

    qe do ta kishte zili edhe Londra e Parisi, dhe kjo fale atyre guzimtareve qe dikush edhe mund ti

    quaj kriminele por per KM tone vizionar nuk jane aspak ashtu, por nje lokomotive zhvillimi dhe

    nje shembull per tu ndjekur nga rinia shqiptare.

    1. Ec atu…po ti qe mahesh si karderr a e di qe pidhat qe ti elaboron ose elaboroje, po provojne te gjitha menyrat e masturbimit deri sa te arrijne afrikanet ne Shengjin pastaj misioni yt eshte ezauruar!!!

      Fol… Fol… Fol dhe meqe beson tek “karma”…Fol

  2. Per te qendruar ne ate karrige dhe ne ate zyre ky njeri do bente jo vetem aleance me mafien por dhe me djallin . Pa kursyer as shkaterrimin ekonomik as shkaterrimin komtar

  3. O TE SHKERDHEVSHA MOTER E GRUA O PIDH KURVE PASKA BERE MIRE QE I TAKON,QE I KA BERE DEPUTETE,QE U JEP TENDERA O GRUAQIRE TI JE PER TA DERDHUR PLUMBIN MU NE GOJE O RRACE QIRE/

  4. Asgje e re nga Rai3. Te njejtat muhabete te njejta akuza. Duket sikir Rama i organizon vete keto!! Nuk e besoj por del gjithmone e me i pster, ne nje kohe qe eshte kryeministri dhe qeveria me e korruptuar ne Shqiperi ne keto 33 vjet.

  5. tigri na dolli i forte

    me vjen shume keq ta them kete por te dalesh hapur e tja thuahs rames kete do kellqe .

    ketij nuk i lhane gjynahet qe ka bere, por po vazhdoi keshtu te tregoje te vertetat e rames do jete nder te vetmit ne mos i vetmi qe e degjenroi ramen pas berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *