• |
ide | kryesore

Video/ Zhytje me 116 km/h: volejbollistja Egonu vendos rekordin kundër Brazilit

Sport, Video


Jemi mësuar të dëgjojmë për goditje të fuqishme të futbollistëve, që arrijnë shpejtësi impresionuese. Por të paktën ata përdorin këmbët, ndryshe nga volejbollistja e Italisë Paola Egonu, që ka regjistruar një zhytje rekord. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Brazilit dhe Italisë, e fituar nga kombëtarja e gjelbër dhe e artë, Egonu rishkroi rekordin e shpejtësisë dhe fuqisë për një sulm. Në setin e 3, kur rezultati ishte 12-12, ajo realizoi një gjuajtje diagonale me një shpejtësi mbresëlënëse prej 116 km/h.

Në fund të ndeshjes, për Egonu 29 pikë (3 blloqe, 1 ace), por që nuk ndihmoi Italinë të fitonte. Rekordin që u thye e mbante po vetë Egonu dhe e kishte arritur po përsëri në një ndeshje kundër Brazilit. Ishte finalja e Ligës së Kombeve të vitit 2022, e fituar 3-0 nga italianet, me Paolën që lëshoi një goditje mbresëlënëse prej 112.7 km/h. Shpejtësi e frikshme, por më e ulët se ajo e regjistruar dje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *