• |
ide | kryesore

Zjarr në katin e parë të një vile në Berat,shkak rrjedhja e një bombule gazi

Lajme, Të fundit


Një zjarr ka rënë rreth orës 11:30 në një banesë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Zjarri i rënë në vilën në pronësi të shtetasit Gentjan Palla është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi 5 litroshe.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse,që bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Pas fikjes së zjarrit,forcat zjarrëfikëse konstatuar se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i bombulës së gazit 5 litërshe,që ndodhej në një nga dhomat e katit të parë të vilës dy katëshe,që përdorej si dhomë gatimi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *