• |
ide | kryesore

Rritja e qirasë për banesat sociale në Korçë, protestojnë familjet në nevojë

Lajme, Të fundit


Rritja e nivelit të qirasë për banesat sociale, të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë ka bërë që këtë të mërkurë të mblidhen për të protestuar përpara bashkisë së Korçës dhjetëra familje.

Sipas banorëve vlera e qirasë për banesat sociale do të rritet me 700 lekë për garsonierat, 1300 lekë për apartamentet 1+1 dhe 1600 lekë për apartamentet 2+1, një rritje e papërballueshme për këto familje të cilët janë me probleme të shumta sociale.

Ndryshimi është miratuar gjatë paradites të së martës në mbledhjen e këshillit bashkiak në Korçë, pas materialit të sjellë nga ekzekutivi ku sqarohej se ky ndryshim në nivelin e qirasë kryhet për shkak të indeksimit të çmimeve.

Sipas drejtores së shërbimit social kjo rritje ka ardhur gradualisht përveç viteve të pandemisë.
Banorët sipas saj janë të njohur me indeksimin e qerasë sepse e kanë në kontratë të cilën e rinovojnë çdo vit.

Në Korçë janë gjithsej 98 familje që preken nga rritja e nivelit të qerasë. Sipas banorëve vetëm 20% e tyre janë në marrëdhënie pune, ndërsa pjesa tjetër është me probleme të shumta ekomomike me pensione invaliditeti dhe pleqërie. Nisur nga kjo ata kërkojnë nga bashkia e Korçës që të rrëzohet kjo vendimmarrje dhe të mbahet premtimi për privatizimin e banesave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *