• |
ide | kryesore

“Ne presim sezonin turistik, qeveria vjen na vë gjoba…”, këshilltarët në Sarandë denoncojnë vendimin për impiantet e ujërave të ndotura

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një vendim qeverie i ka kapur të papërgatitur bizneset në zonat turistike për t’u pajisur me impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Disa anëtarë të Këshillit Bashkiak Sarandë kanë dalë me një deklaratë për mediat, ku denoncojnë gjobat arbitrare të Task Forcës së Agjencisë Kombëtar të Ujësjellës Kanalizime.

Më poshtë deklarata e plotë.

Në cilësinë e përfaqësuesve politikë të qytetarëve të Bashkisë Sarandë, si përfaqësues të KëshillitBashkiak, dënojmë sot me forcë një akt të paprecedentë të ndërmarë ditët e fundit nga struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellës-Kanalizimeve ndaj dhjetra bizneseve turistike.
Sipas aktit normativ nr.8 datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larës”, detyrohen subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve, që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura”.

Shoqatat përfaqësuese të biznesve turistike, përfshirë edhe ato të Sarandës dhe Ksamilit, i janë drejtuar prej kohësh Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve por edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe asaj të Turizmit, për saktësimin dhe rregullimin të një prej neneve të këtij akti normativ. Duke hasur në përgjigje negative, sic jemi informuar, ka pasur edhe takim me përfaqësues të lartë të këtyre institucioneve duke kërkuar shtyrje të afatit të vendosur për instalimin e këtyre impianteve nga bizneset.

Edhe pse ka pasur një dakordësi për këtë kërkesë, bazuar kjo edhe tek mungesa e informimit të bizneseve apo tek afati ishkurtër për blerjen apo instalimin e impianteve, ditën e djeshme, struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka proceduar me vendime për dënim administrative e thënë ndryshe “gjobë” në minimalisht 1.5 milionë lekë të reja por edhe në shuma më të mëdha ndaj shumë biznesve nëqytetin e Sarandës.
Si përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe interesave direkte të banorëve dhe bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit, solidarizohemi me kërkesat e Shoqatave Turistike dhe kërkojmë me forcë anulimin e këtyre gjobave dhe shtyrjen e afatit të vënies në ekzekutim të aktit normativ deri në përfundim të sezonit turistik.

Blerja nga ana e bizneseve të këtyre impianteve, me njëcmim tepër të lartë, në kushtet e mungesës së plotë të informimit, por duke pasur parasysh edhe faktin qëardhja dhe instalimi i tyre vonon në kohë por sidomos faktin që Bashkia Sarandës prej datës 1 qershor e deri në 30 shtator ka pezulluar veprimtarinë e mjeteve tëndërtimit, të domosdoshme për krijimin e kushteve për krijimin e ambienteve të përshtatshme për instalimin e këtyre impianteve, e quajmë të drejtë legjitime por edhe morale kërkesën tonë dhe të Shoqatave Turistike.


I bëjmë thirrje Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit, të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit të shprehura zyrtarisht dhe mediatikisht nga Shoqatat Turistike dhe nga ne si përfaqësues politikë të tyre. Përpos gjithckaje, biznesi ka nevojë për ndihmë e jo për shtrëngim përmes gjobave stratosferike, të cilat vetëm negativisht mund të ndikojnë në punën ditore nëshërbim të sezonit turistik 2024.


4 Comments

  1. Epo s’do vije gjitmone Gys Agasi te vjele gjobat…. Do vije edhe Task Forca!

    Se eshte ky RAITRE-shi neper kembe nashi dhe mos na hapni pune Partise……

    He ju do Partija fort!

    1. Ky tipi qe flet ia fut kot, JANE INFORMUAR prej te pakten 4 muajsh… per ligjin, pasojat etj, perfshi dhe pjesen qe 1 muaj pasi te vendoset gjoba (nese nuk ke vendosur impiantin) gjoba e dyte eshte me e rende…
      Te pakten mos mashtro anetari i keshillit bashkiak… Kostot… ok keto hane diskutim, por boll me viktimizim, sikur u shfaqen nga hici ata qe ju gjobiten

  2. Kane bere mire, se kemi vite qe lahemi ne mut! Nuk mbarojne semundjet e lekures tek kalamajte e te rriturit nga ndytesite tuaja per sherbime ne te zeze e ushqime te kalbura me cmime shumefish!

  3. Teknikisht ujerat e zeza duhen trajtuar dhe kjo duhet te ishte bere shuuume kohe me para. Keshtuqe normativa ligjore eshte me se e drejte. Nuk mund te shkarkosh mbetjet ne det ku lahet e gjithe bota, dhe pastaj te ankohesh per gjoba.

    Por nga ana tjeter nese bashkia u ka nderprere te drejten per te kryer punime keta te gjoret si ti instalojne? Me magji?
    Me vjen pak si ere “e ujerave te zeza” se mos ndoshta duan tu heqin lishencen atyre “te njerkes” dhe ti lejojne te punojne ata “te nenes”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *