• |
ide | kryesore

Skandali/ Familjes në Lundër i merren mbi 100 mijë hektarë tokë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lundër



Mbi 100 mijë hektarë tokë në zonën e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës do u merret 86 familjeve të fisit Teqja që gëzon me të gjithë dokumentacionet përkatëse pronësinë dhe do t’i jepet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një kompleksi sportiv.

Kjo sipas avokates mbrojtëse të fisit Teqja, Miranda Boçi, e cila tha se prona do u merret pronarëve me pretendimin e një VKM-je të botuar në fletoren zyrtare në dhjetor të 2022. Edhe pse do të kërkonin në këtë seancë të parë në Gjykatën Administrative shfuqizimin e kësaj VKM-je, seanca u shty, pasi Ministria e Mbrojtjes, si një nga palët e paditura nga pronarët, nuk u bë pjesë e procesit.

Pronarët thanë se projekti i dhënë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për shfrytëzim në pronat e tyre në Lundër është në shkelje të ligjit dhe një grabitje e pastër shtetërore.

Njëri prej banorëve, tregoi se djali i papunë u detyrua pikërisht sot të largohej nga vendi për të punuar në ndërtim në Greqi, po në këto kushte ai tha se edhe ai me familjen do të braktisi vendin. Banorët paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe paralelisht do të mbajnë protesta përpara Kryeministrisë, që problematika e tyre të dëgjohet.



10 Comments

  1. Grabitje per hesap te privatit me ligje shteterore . Kete vend e ka marre lumi me kohe .
    Thoni pastaj se kjo eshte politike e majte dhe autobuzat falas te belindit nuk duhen bere se ai eshte i djathte .

  2. Votoni prapë Ramën.Po bën shtetzime të pronës private si dikur Enveri.Po me ndryshimin se ai të paktën e bëri pronë të përbashkët kurse ky ja jep privatit sikur të ishte pronë e tij.

    1. Nuk ka rendesi sasia e prones e cila mund te jete nje lapsus. Por ka rendesi menyra se si u eshte grabitur nga shteti me VKM ne kundershtim me ligjin

  3. Pikaaaaaa. Po thoni 100 mije metra katror o njerez. Ose po doni te jete me shume ktheni ne decimeter katror, centimeter katror, e shfras dojete tamam per fushate.
    Budallenj. Ej kontrolloni lajmet , lexoni cfare shkruani. Ne fillim fare beni shkolle tamam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *