• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Grabitet selia qendrore e Partisë së Lirisë”

Arkiva, Lajme, Të fundit
partia-e-lirise-protesta



Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë sot një denoncim të fortë, pasi persona të paautorizuar kanë hyrë në selinë e kësaj partie dhe kanë marrë prej aty sende.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Mësohet se kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin.

“Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.

Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.” – tha mes të tjerash Vasili.



5 Comments

  1. Idajet Bythqiri dhe Halit Valteri kane futur njerezit e tyre qe te vjedhin informacione nga PL e Ilir Metes ! Nuk I kini pare per dita qe dalin ne report tv dhe thon neser,javen tjeter,muajin tjeter do arrestohet Ilir Mata! Jo vetem keta lolo,po ka shume te there qe Edvin mavija I paguan nga taxat tuaj o halngrena: Sokol Balla,Baton Haxhiu ( e pate mbrem cfare bente se e ndjen se po I vjen fundi mavijes) Ilirs Luarasi,Frrok Capi,,Skender Minxhozi,r shume te tjere qe mbrojne aferat korruptive te kesaj mavije!

  2. Duhet të jesh idiot i tipit Meta që të besosh se mungesa e rojeve ishte bërë pa dijeninë e kokë lopes dhe vjedhjet janë kryer nga persona të pa identifikueshëm. Kjo deklaratë të bind se gjithçka është një mizanskenë e organizuar nga vetë PL.

  3. Kushedi sa eshte merzitur Nesho si zv/kryetar.
    Dikush na tha qe Nesho po qante dhe ishte bere i semure.
    Hajdutit i vodhen oren qe nuk e kish te tijen.

    1. 16:05 !!! Po mirë po qe se është kështu siç thua ti shko në prokurori dhe dencoje dhe për kundërvënie ndaj denoncimit të Metës.

  4. po ti o ilir kurva i solle ne pushtet e tani po ta fusin karin ty e te gjitheve si ne 1945 skeni pare gje akoma ik ha grosh tani e pirdh se lirohesh flet kot ste pjerdh njeri prej atyre qe solle ne pushtet i bere te pasur e tani do ta ngulin ashtu si sales qe nuk ju beri asgje sa ishte ne pushtet ku edi rama ne bashki krijoj grupin e tij dhe u pasurua ne syte e saliut dhe ai heshte tani e ka futur brenda dhe kush ka pushtetin ekonomik nuk pyet per ate politik e blene cdo njeri e sidomos ne shqiperi qe ka bythlepires me shumic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *