• |
ide | kryesore

Pasaportat që i shpëtojnë kërkimit të INTERPOL/ E vërteta e Ervin Muçës për skandalin e TIMS

Arkiva, Kryesore, Lajme


Kopjimi i sistemit TIMS nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe përpjekja për ta mbytur të vërtetën me preteksin e sekretit shtetëror i ka vëshur skandalin me një tis misteri, shoqëruar me teori të shumta konspiracioni. Pikëpyetjet kanë qenë të mëdha për ngjarjen që iu servir opinionit përmes një emaili anonim, vazhdoi me shqetësimin e pasqaruar të ambasadës amerikane dhe u rizgjua nga deklaratat e rreme të Taulant Ballës dhe Edi Ramës se në ministri nuk kishte ndodhur asgjë.

Por një dokument që publikoi kreu i opozitës Sali Berisha mbrëmjen e së shtunës nxjerr një version tjetër të ndërhyrjeve në sistemin TIMS, nga ato që janë dëgjuar deri tani. Njeriu kyç i kësaj afere, Ervin Muça, drejtor i teknologjisë në ministrinë e brendshme, aktualisht nën arrest shtëpie, shndërrohet nga i akuzuar për kopjimin e TIMS në denoncues të një skandali akoma më të madh.

Dokumenti është një “memo” e hartuar në Dhjetor të vitit të kaluar nga Ervin Muça. Ai jep versionin e tij të ngjarjeve dhe pranon kopjimin e të dhënave të TIMS me miqtë e tij. Por skandali i vërtetë, sipas tij është një tjetër.

Historia e kopjimit të të dhënave

Denoncimi i parë në lidhje me TIMS u bë për mediat në fillim të gushtit të vitit të kaluar nëpërmjet një emaili anonim. Aty  rrëfehej një përplasje mes drejtuesve të ministrisë së brendshme që kishte ndodhur në Maj të 2023, kur Ervin Muça kishte kërkuar një kopje të të dhënave të TIMS.

Sipas e-mailit anonim, i shkruar nga një dëshmitar okular, Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit Ervin Muça kishte nxjerrë jashtë zyrave të policisë nëpërmjet një USB bazën e të dhënave të TIMS. Për të bërë këtë, ai ishte ndihmuar nga disa miq të tij.

Vetë Muça e pranoi në prokurori se i duhej një kopje e TIMS dhe se shefi i sektorit Ardit Muço nuk i ishte bindur. Për këtë, kishte thirrur një mikun e tij për ta ndihmuar.

“Më datë 2 Gusht 2023, unë thirra A. V, që të vinte në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit dhe të fliste me specialistët e sektorit, me qellim kryerjen e back up-it. Ku testi i back-upit do të mbahej në një kopje të paaksesueshme në kasafortën e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye më datë 2 Gusht, unë kërkova ndihmën e kolegut Klodian Mazari, që punonte si përgjegjës sektori pranë AKSHI-t”, u shpreh Muça në prokurori.

Siç dihet pjesë e TIMS janë hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista e terroristëve, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Sistemi është një investim i ambasadës amerikane.

Nuk zgjati shumë dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell takoi ministrin Taulant Balla me kërkesën për të bërë transparencë.

Tetë muaj më pas, prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e Ervin Muçës, drejtori i IT në Ministrinë e Brendshme. Sipas prokurorisë, Muça shkeli ligjin, kur bëri kopjimin e sistemit me miqtë e tij.

Pozitat e Ervin Muçës rëndohen edhe nga fakti se në vitin 2007,  në Itali ai është raportuar për falsifikim të dokumentave. Përveç kësaj, rezulton se Muça mbante edhe një punë tjetër si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Lexo edhe: Hetimi parlamentar/ Ç’tregon dredhia e Ballës për ndërhyrjet në TIMS

Lexo edhe: Skandali me TIMS/ Kush është Tedi Malaveci me akses të pakufizuar në sistem

Për muaj me radhë në drejtim të Muçës janë bërë një seri akuzash, por arsyeja e veprimeve të tij ka qenë përherë e frymëzuar nga konspiracionet.

është aluduar nga opozita se Muça synonte të fshinte emrin e Olsi Ramës nga sistemi TIMS. Të tjerë thonë se Muça kërkoi të fshinte nga TIMS lëvizjet e Edi Ramës apo të ministrave të tij. është folur edhe për skenarë me banda që paguanin miliona euro për të patur një kopje në TIMS etj etj.

E vërteta e Ervin Muçës për kopjimin e të dhënave

Dokumenti që publikoi Sali Berisha pasqyron një përgjigje që Ervin Muça i ka dhënë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut për skandalin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS. Ndryshe nga sa është thënë deri tani, Muça tregon se kopjimi i të dhënave i është dashur për të zbuluar një skandal akoma më të madh, manipulimi që vetë punonjësit i bënin sistemit duke bërë që disa pasaporta të mos kapeshin nga sistemi i INTERPOL dhe TIMS-KRIMINAL.

Në raportimin e tij, Muça thotë se iu desh kopjimi i programeve të TIMS, sepse shkak u bë problematika që gjenerohej në sistemin TIMS-Kriminal, në servisin (program) që kontrollonte personin ndaj Interpol, TIMS dhe TIMS-Kriminal”.

Ai ka thirrur në ministri Neritan Milaqin, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS në datën 9 Nëntor të vitit 2023, si një nga njerëzit që e njihte mirë sistemin që në fillimet e funksionimit të tij. Por, shpjegon Muça, kodit i programit TIMS-Kriminal ishte ndryshuar në datën 30 Tetor të vitit 2023 dhe kjo ishte bërë pa “asnjë njoftim paraprak apo justifikim për shkakun e këtij ndryshimi” 

Në këtë situatë, është përdorur kopja e shumëpërfolur e programeve. E njëjta për të cilën Muça është sot në arrest shtëpie. Kjo kopje e sistemit është ekzaminuar nga eksperti Neritan Milaqi, i cili ka zbuluar një skandal për të cilin deri më sot nuk është folur.

Punonjësit, që sipas ligjit kishin për detyrë të mbikqyrnin funksionimin dhe sigurinë e sistemit TIMS, kishin krijuar një të çarë në sistem me anë të së cilës mund të shmangeshin kontrollet e pasaportave të caktuara.

Lexoni më poshtë se çfarë shkruan Muça në raportimin për shefin e tij, Met Rrumbullaku.

“Gjatë ekzaminimit të servisit të rikthyer nga backup në kodin kompjuterik të këtij servisi u dallua se për një grup prej 5 (pesë) dokumentash udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkim në TIMS-Kriminal, duke sjellë kështu moskontrollin e tyre në listën e personave të kërkimit. Pasi u verifikuan numrat e dokumentave rezulton se këto dokumenta janë dokumenta shqiptare dhe u përkasin:

  1. Tedi Malaveci
  2. Aida Japullari
  3. Bruno Veizaj
  4. Nevila Xoxa
  5. Lorela Shehu

Katër prej emrave të mësipërm, janë punonjës së Ministrisë së Brendshme. Njëri prej tyre, Bruno Veizaj madje kishte ndërtuar sistemet gjatë kohës që ka qenë programues në ministri. Tedi Malaveci është personi që prej kohësh është denoncuar nga opozita, si drejtues i dhomës së përmbarimit.

“Personat me mbajtës të dokumentave më sipër na bëjnë të mendojmë se kanë njohje dhe lidhje me njëri-tjetrin ,-shkruan Muça,- dhe ky veprim mund të jetë bërë qëllimisht me arsyen e kalimit të lehtësuar të kufirit pa afat”.

Më poshtë dokumenti i hartuar nga Ervin Muça

Dokumenti më sipër përmban versionin e historisë së Ervin Muçës, ish-drejtor i Teknologjisë dhe Informcionit në Ministrinë e Brendshme. Ai tregon se TIMS ka qenë i manipuluar dhe se kopja u krye për të kapur manipulimin. Njerëz të caktuar, sipas tij kanë mundur të levizin lirisht pa u gjurmuar nga sistemi, edhe pse mund të kenë qenë shpallur në kërkim nga Interpol.

Emrat e mësipërm janë zbuluar nga Muça dhe kanë dalë nga ekzaminimi që i është bërë kopjes së programeve të TIMS në maj të vitit të kaluar, por nuk dihet nëse emra të tjerë kanë përfituar nga e njëjta manovër para para se të kryhej një kopje e sistemit.

Rrjedha e ngjarjeve që tregon ish-Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit shpjegon edhe përse vartësit e tij në ministri i bënë rezistencë urdhrave për t’i marrë një kopje të sistemit, apo se përse Rama dhe Balla gënjyen që skandali i vërtetë të kalojë në heshtje.

Me gjithë pikëpyetjet që përmban, versioni i Ervin Muçës për skandalin e TIMS mbetet një dëshmi e fortë që tregon se sistemi TIMS ka të çarat e tij dhe se të paktën deri në maj të vitit të kaluar, sistemi ka qenë i korruptuar dhe pasaportat e njerëzve të caktuar mund t’i shpëtonin autoriteteve./Lapsi.al


17 Comments

    1. Olsiana dhe bajga e gjatë e kristaqo perdhunuesit bashkë me shoqet e tyre bandite kokëpalara dhe thonjëpaprera…
      Vetem ato kishin interes te fshihej sistemi tims.
      Kurvë popull që votoni këto zgjebashë komutniste

  1. Tedi Spiro Malaveci, I lindur me 13.04.1972 si Tedor Pirro Malaveci, eshte nje personazh shume interesant. Ne vitin 1997 denohet me 1 vit burg nga gjukata e I Utreht ne Hollande per shitje droge. Vete Malaveci e ka justifikuar kete me faktin se ishte adoleshent (!?) 25 vjecar kur kreu ate krim. I kthyer ne Shqiperi pas kryerjes se denimit vendos te nderrpje emrin dhe atesine dhr me ndihmen e F. Xhafajt, emrohet si drejtor I permbarimit shteteror ne ministrine e drejtesise, nga ku largohet pa zhurme pasi tenton te perdhunoje nje nga punonjeset e ministrise. Fillon te punoje si OPGJ ne prokurorine e Tiranes ku shquhet si mitemarres. Ne vitin 2010, licencohet si permbarues privat dhe ne 2014, behet krywtar I dhomes se permbarimit privat. Gjate kesaj kohe, zyra e tij permbarimore, shet ARMO-n pavaresisht se ligji e ndalon shitjen e pasurive shteterore. Se si u mbyll ajo ceshtje, ate e di Tedi dhe prokurori qe ka patur ceshtjen. Pas mbarimit te dy mandateve si kryetar I dhomes se permbarimit, Malaveci duke shantazhuar permbaruesit te cileve iu dinte pika e dobeta, arrin te zgjidhet per here te trete ne krye te dhimes se permbarimit (ligji I jep te drejte per vetem dy mandate). Veprat penale te kryera nga Malaveci jane:
    1-Shitje droge ne Hollande per te cilen eshte denuar me burg.
    2-Fallsifikim I dokumentave shteterore duke nderruar emrin ne diplomen e universitetit, pasi diploma eshte marre me emrin Teodor, nderkohe qe ajo qe deklarohet eshte me emrin Tedi).
    3-Nuk ka deklaruar denimin ne Holande megjithese e kishte detyrim ligjor, pra ka bere deklarim te remember.
    4-Ka shitur pasuri shteterore gjate veprimtarise se tij si permbarues, gje qe eshte rreptesisht e ndaluar.
    5-Se fundmi ka dale ky problemi I TIMS-it.
    6-Ka zera te pakonfirmuar se iu kerkonte leke gjykatesve dhe prokuroreve duke iu premtuar se do I ndihmonte ne veting nepermjet kontakteve te tij dhe flitet per shama qe arrijne nga 300-500 mije euro, kjo e pakonfirmuar dhe qe ndoshta nuk mund as te vertetohet.
    7-Tentaiva per perdhunim kur punonte ne ministri qe iu mbyll pa zhurme nga ministri I kohes.
    8-Ka terhequr ne menyre te paligjshme leket e dhomes se permbarimitt e paguara si kuote nga anatret e dhomes dhe I ka perdorur si ka dashur. (Kjo ceshtje eshte ne prokurori)
    Sic shihet, kemi te bejme me nje personazh shume kompleks te botes se krimit, atij qe quhet krim I jakave te bardha.

  2. Nje nga pikat se pse jemi ne kete gjendje kaosi eshte se nuk e kemi ndeshkuar kurre te keqen .
    Kemi mbyll nje sy para se keqes edhe pse e keqja ne historine tone ka kapur majat shume here .
    E dini qe Anglia nuk ka kushtetute por ecen me preçedent ? Per te njejtin krim te bere sot por qe e ka
    preçedentin para 4-5 shekujsh , denimi i sotem eshte i njejte ose i barazvlershem me ate te para 4-5 shejkujve .
    Dikur Anglia dhe Shqiperia kishin te njetin numer banoresh (para 6 shekujsh) per mos me thene se kishim me
    shume ne se ata , shikoni sot diferencen . A e dini pse ? Nga padrejtesia , nga mosndeshkushmeria .
    Shtylla e gjithçkaje eshte drejtesia . Ne mungese te saj vjije 1001 padrejtesi te tjera .
    Ky tipi dhe shume te tjere qe kane prekur sigurine e shtetit duhet denuar me burgim te perjetshem , ne menyre qe asnjeri neser jo te guxoje ta beje nje gje te tille por te mos guxoje ta çoje as neper mendt nje ide te tille .

    1. Rri I qete o xxxxxx, se tani eshte bere reforma ne drejtesi dhe drejtesia ia do behet. A I sheh cso dite rezultatet?

  3. Nga anet tona thone se kur shkopi te bie ne hale( gropa e fekaleve) nuk di se nga ta zesh,ne cdo ane qe ta kapesh do ndotesh. Ne Shqiperi nuk besoj se ka ndonje nenpunes ( e jo vetem ata qe jane por edhe ata qe pretendo je te behen) qe nga kryeplaku i fshatit e deri tek Km e Presidenti qe sa hapin syte ne mengjes nuk mendojne gje tjeter vec se si te vjedhin.Fundja e kemi ne gen,qysh ne kohen e ilirevet qe piratonim anijet tregetare romake ne detin Adriatik.Prandaj ata qe s’jane te zotet ta bejne kete pune ( vjedhjen,mashtrimin) marrin rruget e botes

  4. Ça drejtesie po behet? Pervec Lefter Kokes qe me shume eshte ish-LSIst me thuaj nje minister nga PS me mase arresti? Pervec Ahmetaj qe eshte ne konflikt me Erionin dhe Ramen, asnje minister i PS nuk ndodhet pas hekurave! Ky eshte SPAK i Dumani-t qe arrestuar Saliun .. kush ka sy te shohe sakte pa propaganden e Lenc pede Vangjelit

      1. PARODI

        Apologjia e Doktorit- Jam Sali Berisha unë o budallenj!

        Jam këtu përpara jush o shqiptarë,
        memorien tuaj për t’ju rifreskuar,
        t’ju përsëris ç’kemi bërë në 2 dekada,
        se arritjet tona mbase i keni harruar.

        E dini që pa kujtesë s’ka identitet,
        dhe pa identitet forcë nuk ka,
        pa forcë të keqen s’e lufton dot,
        e kështu regjimi të bën për budalla.

        Pasuria jonë jeni vetëm ju militantë,
        janë zemrat tuaja që bëjnë partinë,
        bashkohuni rreth së shkuarës e të sotmes,
        mos dëgjoni Rilindjen, dëgjoni Salinë.

        Kështu kemi të ardhmen që ëndërrojmë,
        të jemi të bashkuar të ecim përpara,
        e shkuara s’hidhet asnjëherë poshtë,
        gjatë sundimit tonë patëm arritje të papara.

        Falë partisë sonë demokratike,
        ju shprehni mendimin tuaj lirisht,
        protestat studentore rrëzuan diktaturën,
        komunistët ngelën deri sot fatkeqësisht.

        Shqipëria ishte një vend ateist,
        por ne e shfuqizuam atë ligj mizor,
        tash çdokush beson broçkullat që do,
        pra lejuam të vetmin diktator hyjnor!

        Do thoni ju ku ishte Perëndia,
        në 45 vite diktaturë Enveriane,
        po në 30 vite qeverisje ”ish-komunistash”,
        e mbështetur nga ambasada amerikane?

        Faji gjithmonë do kërkuar te vetja,
        se çdo popull ka qeverinë që meriton,
        mos e shit votën por shko protesto,
        përndryshe askujt llogari dot s’i kërkon.

        Lirinë në ketë botë s’ta fal askush,
        madje as ambasada amerikane,
        po shitët votën dhe heshtët përherë,
        do jeni të shtypur në gjendje mjerane.

        Ne i lejuam firmat piramidale,
        si rruga e vetme për zhvillim,
        ju i latë paratë në ato firma,
        luajtët kumar, s’është faji im!

        Ne hapëm piramida universitare,
        fabrika diplomash me pagesë,
        nxorrëm plot e plot intelektualë,
        ngelësa gjimnazi mesatarja 5.

        Ne e mbushëm administratën,
        me militantë dhe rryshfetxhinj,
        ne i bëmë për vete oligarkët,
        emigruan jashtë shumë të rinj.

        Ju mund t’i jepni jetë ëndrrave tuaja,
        me sipëmarrje, investime e projekte plot,
        sigurisht për këto ju duhen shumë pare,
        duke qënë papunë as kredi s’merrni dot!

        Partia Demokratike garantoi lirinë e medias,
        shpesh në kundërshtim me qeverinë,
        ”incidentet” me Koha Jonë dhe Temën dikur,
        pa lidhje me presionet e mia apo me partinë!

        Ndërtuam institucionet kushtetuese,
        Kuvendin, Presidencën, administrata e gjykata,
        tentova t’i kapja të gjitha pushtetet,
        por nuk ia dola, dhe vendi s’shkoi mbrapa!

        U futëm në Nato dhe vizat u liberalizuan,
        Ikëm nga sigurimi i rrymës me gjeneratorë,
        raftet e ushqimeve plot, por blerja me listë,
        pa minimum jetik, asistenca lëmoshë n’dorë!

        Shtruam mbi 11 mijë kilometra rrugë,
        ku rruga e kombit ishte kryevepra jonë,
        thonë që Lul Brava abuzoi e vodhi,
        atij për taksat tuaja s’i bëhet fare vonë.

        Ia çorrëm maskën Rilindjes vazhdimisht,
        duke denoncuar kriminelët e saj kudo,
        bashkëpuntorët e mi s’i lëshova kurrë,
        prandaj të mirat tona kurrë mos i harro!

        Veç këtyre kemi bërë plot të tjera,
        mirësi për Shqipërinë e për ty o milet,
        ikëm nga pushteti me vendin e lulëzuar,
        ndërsa rilindja e ka shkatërruar krejt.

        Askush s’do t’ja dijë për hallet e popullit,
        te PD e vulës, ka shumë matrapazë,
        kanë siguruar të ardhmen e familjeve të tyre,
        por për Shqipërinë është kritike kjo fazë.

        Prandaj o militantë, po e shikoni Bashën,
        që do me ngulm vulën e të rrijë kryetar,
        përveçse i ka bërë milionat tashmë,
        me rilindjen ka tërë kohës që bën pazar.

        E di që Rilindja ju ka lënë pa punë,
        ne kemi pallate apo vila luksoze,
        i ndershëm nuk jeton dot në Shqipëri,
        përpara çan vetëm me skema mafioze.

        Ky është kapitalizmi shqiptar,
        kështu krijohen shtresat shoqërore,
        dikur me skema ponzi piramidale,
        e sot me kulla ndërtuar me favore.

        E di që ju më kuptoni ç’po them,
        sot ndiheni të gjithë si Berishë,
        thjesht nuk ju ka favorizuar njeri,
        dhe nuk keni lindur me këmishë.

        Prandaj them që jemi në diktaturë,
        populli i varfër shumica të emigruar,
        një pjesë po përshtaten me të keqen,
        Shqipëria është duke u shpopulluar.

        Kështu kemi ngelur pa protestues,
        dhe protestën ngelet ta bëjmë ne,
        poshtë ballkonit apo para bashkisë,
        me vetëmohim si një opozitë e re.

        Tani që më erdhi veza te bytha,
        më arrestuan mua e dhëndrin tim,
        e kuptova ç’keni hequr nga Rilindja,
        por e di që jeni një popull trim.

        E di që do jetë e vështirë shumë,
        sepse në shumicë ju bubrroni,
        tash jeni përshtatur me të keqen,
        kur s’mban më, jashtë emigroni.

        Prandaj ju kërkoj të bashkohemi,
        këtë regjim mafioz ta rrëzojmë,
        mos u largoni, bëni rezistencë,
        pluralizmin përsëri të instalojmë.

        E gjitha bëhet për zgjedhjet 2025,
        Rama do që të marrë 100 mandate,
        që t’a shkatërrojë opozitën me votë,
        të instalohet demokratura autokrate.

        E kuptuat pse më nxorrën NonGrata,
        dhe pse Lul bravën duan kryetar,
        se kështu gjasme nuk sulmojnë opozitën,
        por persekutojnë Berishën si plak gërnjar.

        Bënë arrestime majtas deri te Ahmetaj,
        por Rama nuk mban asnjë përgjegjësi,
        ama kur akuzohet dhëndri im Arbëri,
        unë qënkam nepotiku, favorizuesi i tij.

        E tha mirë dhe Çim Peka dikur,
        kujdes kur padrejtësisht Berishën dënoni,
        se do vijë dita mbas shumë vitesh,
        që ”viktima” do hakmerret siç meritoni.

        Gjendja është kritike sa më s’ka,
        shteti, oligarkët dhe bandat janë një,
        por do t’i mposhtim pavarësisht se kur,
        dinjitetin e nëpërkëmbur në vend do vë.

        Prandaj le t’ja japim besën njeri tjetrit,
        do durojmë dhe luftojmë ne vetë,
        poshtë ballkonit tim do rrini përditë,
        derisa të lirohem,e të vij unë në pushtet.

        E kur ta arrijmë këtë ditë të bekuar,
        Shqipëria do jetë si Zvicra me det,
        ndoshta do kenë ngelur veç pensionistat,
        se jashtë do kenë emigruar mijëra vetë.

        Besoj jam i qartë për këto çka thashë,
        menjëherë le të fillojmë protestën tonë,
        duhet t’a trondisim në shesh diktatorin,
        të marrim qeveri teknike sa nuk është vonë.

        Unë jam alfa dhe omega e partisë,
        unë jam e shkuara dhe e tashmja sot,
        por pa mua PD-ja s’ka të ardhme,
        unë e rrëzoj Ramën, askush s’e bën dot!

        Merren me mua jo me me rilindjen,
        sikur fsheh prona andej-këndej,
        unë jam si dielli që s’e pështyn dot,
        jam Sali Berisha unë o budallenj!

  5. E qa pret nga ai pushtet qe vidhen votat. Ky palaqoja i Surrelit qe kur esht ber krietar bashkie i ka vjedh dhe tashti vetem sa sofistikoet, rrac me te ndyt s ka par Skiperia ndonje here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *