• |
ide | kryesore

Met Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duket se do të jetë “koka e turkut” për skandalin e kopjimit të të dhënave të sistemit TIMS nga Ervin Muça, ish-drejtori i arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës.

Më herët, Muça është marrë në mbrojtje si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, por ish-ministri i Brendshëm që e emëroi Muçën në detyrë, Bledi Çuçi thotë se propozimi i erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Unë kam qenë Ministër kur Drejtori i Përgjithshëm e ka propozuar për të drejtuar departamentin në polici, si një përgjigje për të rritur kapacitetet dhe terreni që ne shohim, merren më të mirët.

Në dijeninë time dhe në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kriteret dhe ishte një rekrutim normal”, tha Çuçi duke e lëshuar skandalin në prehrin e Muhamet Rrumbullakut.

Pak ditë më parë, kur u pyet nga gazetarët se përse propozoi Ervin Muçën në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit, kur ai nuk kishte certifikatën e sigurisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se Muça i plotësonte të gjitha kriteret. Në fakt ky pohim i drejtorit të përgjithshëm të policisë rezultoi një gënjeshtër.



3 Comments

  1. Çudi si mund të gënjejë një funksionar i policisë apo një ministër i PS … Nuk ndodh!

    Tani erdhi momenti t’ja fusni njëri tjetrit.

  2. Koken eka pak kuboide…… ose trapezoide te crregullt me mire…..

    Mbiemrin duket qe e ka te trasheguar…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *