• |
ide | kryesore

Vjedhja e sistemit TIMS/ Rrumbullaku pezullon nga detyra Ervin Muçën

Arkiva, Lajme, Të fundit
ervin



Menjëherë sapo Prokuroria njoftoi se kishte marrë në gjykatë një masë “arresti shtëpiak” për Drejtorin e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervin Muça ka reaguar kreu i uniformave blu. Në një njoftim thuhet se Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të pezullojë menjëherë nga detyra Ervin Muçën.

Më herët edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për Ervin Muçën. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

“Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezulton se ka dyshime të arsyeshme, se në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit (TIMS) është ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar nga Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informacionit dhe shtetas të tjerë. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Vjedhja e sistemit TIMS/ Kujt i shërbeu Ervin Muça me krimin kibernetik?



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *