• |
ide | kryesore

Komisionet/ Çuçi: Të hapur të diskutojmë, presim mbështetje për amnistinë

Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Praninë e opozitës në mbledhje, e cilësoi si një sinjal të mirë që Kuvendi t’i rikthehet normalitetit. Po ashtu, se tashmë me normalizimin e situatës, pret bashkëpunim për votimin e disa ligjeve, siç është edhe ai për amnistinë penale.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar. Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale,”- tha Çuçi.



4 Comments

  1. Dmth vetem per te nxjerre kriminelet dhe hajdutet e rilindjes nga burgu, keta jane te hapur te negociojne me non gratat. Perndryshe le ti bjere flaka

    1. Nuk ka asnjë negociatë o 16:16 për këtë gjë.
      Nëse beson në atë që thua e thua si njeri i përgjegjshëm për atë që s’mund të ndodhë apo e thua në tym për të denigruar ata që kanë 5 muaj që luftojnë.
      PD ja ka bërë të qartë se nuk ka amnisti për të korruptuarit e hajdutët e Rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *