• |
ide | kryesore

Nuk u ndje mirë pas konfliktit me disa persona, humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Lajme, Të fundit
Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën, arrestohet shqiptari në Greqi


Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Greqi. Fillimisht i riu u dërgua në spital sepse nuk u ndje mirë pas një debati me dy të rinj grekë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi ka informacione se para se të rrëzohej, i riu i cili punonte roje plazhi, ka patur një debat të ashpër me dy 24-vjeçarët.

Burime policore, duke folur për protothema.gr , thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *