• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlamentin italian

Arkiva, Lajme, Të fundit
italian


Një incident ka ndodhur në dhomën e deputetëve të parlamentit italian. Mes deputetëve ndodhi një përplasje fizike kur po diskutohej ligji autonominë e diferencuar. Shkak u bë një gjest i deputetit të “Lëvizjes 5 yje”, Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit për pushtetin lokal Roberto Calderoli. Në këto momente ai u godit dhe më pas ra në tokë.

Deputeti Donno u detyrua më pas të dilte me karrige me rrota pas marrjes së ndihmës nga mjekët e urgjencës. Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve italianë, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut, të Mateo Salvinit. Gjatë përleshjes është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

“Sulmi që ndodhi në sallë ndaj Leonardo Donno është një akt shumë i rëndë dhe i turpshëm. Deputeti ynë ka dashur t’i dorëzojë vetëm një flamur italian ministrit Calderoli, kur u sulmua fizikisht nga deputetët e mazhorancës, duke përfshirë edhe anëtarin e Ligës së Veriut, Lezzi, duke u goditur me grushte dhe duke përfunduar në tokë.

Kërkojmë të merren masa serioze dhe të menjëhershme kundër këtij akti të kryer brenda institucioneve që njollos demokracinë tonë” – thuhet në një deklaratë të “Lëvizjes 5 yjet”. Pas incidentit seanca u pezullua dhe do të rinisë vetëm të enjten. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *