• |
ide | kryesore

Dhunohet me sende të forta juristi në Bashkinë e Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodrës


Ermal Dizdari, me profesion jurist në Bashkinë e Shkodrës është dhunuar mëngjesin e kësaj të enjteje teksa po shkonte për në punë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00, moment kur dy persona i kanë zënë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta dhe janë larguar nga vendi i ngjarës.

Dizdari është transportuar ne spitalin e Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësorë.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e tij, i cili ka thënë se dy persona i dolën para dhe më pas e sulmuan me levë. Dizdari ka thënë më tej se nuk i ka njohur agresorët.

Policia po heton për ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”- njoftoi policia për ngjarjen.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *