• |
ide | kryesore

Ngacmoi seķsualisht vajzën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia për akuzën e ngacmimit seksual. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L. Sh., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *