• |
ide | kryesore

Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohet 51-vjeçari në Dimal

Lajme, Të fundit


Një 51- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dimal, pasi organizonte lojëra fati. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

“Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps  dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *