• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Dimal-Kuçovë, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz me targa AB 764 HL dhe një ‘Nissan’ me targa AB 662 LM janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionim të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.
Ata janë duke këqyrur vendin e ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *