• |
ide | kryesore

PAMJET/ Vihet nën kontroll zjarri masiv në tregun e Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodrës


Një zjarr i përmasave të mëdha ra rreth orës 18:55 të pasdites së kësaj të premteje në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës. Flakët përfshinë tregun e rrobave të përdorura. Forca të shumta zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes.

Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Flakët përfshinë edhe disa banesa. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili tha se pas shumë përpjekjeve flakët u vunë nën kontroll.

“Ka një orë e gjysmë që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini. I falënderoj shumë. Kjo ishte një situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin.

Kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatën dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pasur ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh” – tha Benet Beci.

Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni tha se është lokalizuar perimetri i zjarrit. Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.

“Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” – tha Angoni. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *