• |
ide | kryesore

(PAMJE TË RËNDA) Sherr brutal mes tifozëve shqiptarë dhe serbë në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sherr


Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes disa tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë. Tre tifozë anglezë të gjetur mes sherrit janë gjakosur pas përleshjeve me huliganët.

Dyshohet se sherri ka nisur nga një grup tifozësh shqiptarë kundër atyre serbë, shkruan Daily Mail.

Policia ka ndërhyrë dhunshëm ndaj huliganëve jashtë një lokali në Gelsenkirchen, ndërsa dhuna shpërtheu për herë të parë këtë pasdite.

Oficerët hynë pasi tifozët shqitparë dhe serbë u përfshinë në përplasje të forta jashtë një restoranti pak pas orës 15:30.

Ajo vjen përpara ndeshjes që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Tavolina, karrige dhe shishe u hodhën mes dy grupeve të tifozëve.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi përplasjen e dhunshme, por një burrë – që besohet se ishte anglez – u pa duke u larguar me gjak që i rridhte në fytyrë.

Dëshmitarët raportuan se një grup njerëzish ‘të maskuar’ filluan të hidhnin shishe. Sipas Sky News, që kishte folur me shefin e policisë së zonës, ky i fundit i kishte thënë se nuk ishin anglezët që nisën sherrin, por disa shqiptarë që shkuan dhe goditën tifozët serbë në një restorant mishi.

Sipas SkyNews, shqiptarët u gjendën në qytet pasi vetëm dje kishin ndeshjen e tyre me Italinë në Dortmund, rreth 30 kilometra larg.

Një dëshmitar okular i tha MailOnline: “Kishte një shpërthim të papritur dhune. Doli nga hiçi.

“Ishte e paqartë se kush e filloi atë. Por mua më dukej sikur një grup tifozësh anglezë nxituan në lokalin ku po pinin serbët dhe gjithçka filloi me tavolina, karrige dhe shishe të hedhura.

“Një burrë i rridhte gjak nga një plagë në kokë – besoj se ishte anglez.”

Një tifoz mund të shihej i përkulur në tokë, ndërsa goditej me shkelma nga rivalët përpara se policia të ndërhynte.

Policia shkoi në vendngjarje brenda pak minutash nga dhuna.


6 Comments

  1. ju qifsha ropt nëse janë shqiptarë që rrihen se nuk kanë byth me fitu në fushë dhe ju qifsha ropt ju të medias nëse nuk janë shqiptare dhe ju shkruani kot. nuk pashë asnjë flamur shqiptar aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *