• |
ide | kryesore

Fundosen dy anijeve në brigjet italiane, të paktën 10 të vdekur, dhjetra të zhdukur

Arkiva, Planet, Të fundit


10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur në dy anije të ndara pranë brigjeve italiane. Gjithashtu dhjetë trupa janë gjetur në kuvertën e poshtme të një varke prej druri në Mesdheun qendror nga shpëtuesit, një anije e operuar nga organizata bamirëse gjermane Resqship. Organizata bamirëse tha se shpëtoi 51 persona që ishin në bordin e anijes që po fundosej, e cila besohet se ishte nisur nga Tunizia.

“Ne u lajmëruam për një varkë në fatkeqësi, me rreth 60 persona. Jo autoritetet e BE-së, por Nadiri i vogël ofroi ndihmë. Fatkeqësisht, ata erdhën shumë vonë për 10 personat që vdiqën në kuvertën e poshtme. Kufijtë e BE-së vazhdojnë të vrasin”, tha Alarm Phone, një shërbim i linjës telefonike për njerëzit në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut.

Raportohet se mbytja e anijes ndodhi rreth 64 kilometra në jug të ishullit italian të Lampedusa. Ndryshe, 50 persona u raportuan të zhdukur në një anije të mbytur në detin Jon, rreth 160 kilometra larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore. Dymbëdhjetë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një anije tregtare dhe u dërguan në portin Roccella Ionica. Ata po udhëtonin me një varkë me vela që ishte nisur nga Turqia ditët e fundit.

Në bord kishte njerëz me kombësi iraniane, irakiane dhe siriane. Në fillim të këtij muaji, 11 trupa u gjetën nga deti në brigjet e Libisë. Italia është një nga pikat kryesore për njerëzit që përpiqen të arrijnë Evropën, me rrugën qendrore të Mesdheut që konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *