• |
ide | kryesore

Rrahën dhe plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një shqiptar dhe një rus kanë rënë në prangat e policsë greke. Bëhet me diej se shqiptari dhe rusi kanë plagosur me armë zjarri dhe sende të forta ditën e djeshme 3 pjesëtarë të një familje siriane. Siç raportohet ata me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes, 58 vjec. Po ashtu ata kan sulmuar pronarin sirian të dyqanit dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes, 34 dhe 32 vjeç.

Autorët i kanë goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme. Ndërkohë sirianët kanë reaguar ndaj sulmit, por gjatë përleshjes rusi i quajtur Artur Kisiev, ka qëlluar dy herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në gju. Pas konfliktit të përgjakshëm, rusi dhe shqiptari i identifikuar si Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës janë larguar por janë vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *