• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

F1, Sport, Video
Lukaku


Sllovakia e ish-trajnerit të Napolit, Calzona, mundi Belgjikën 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E të Euro 2024, duke shënuar rezultatin e parë surprizë. Në Frankfurt, pas një rasti të bujshëm të humbur nga disa hapa larg nga Lukaku, Belgjika mbeti prapa në minutën e 7’ falë golit të Schranz, më i shpejti për të dërguar në rrjetë topin e grushtuar nga Casteels. Ish-qendërsulmuesi i Inter dhe Romës humbi të paktën dy mundësi të tjera të pastra për shënim. Pastaj kundër Lukaku u pozicionua edhe VAR, që anuloi dy gola në pjesën e dytë, fillimisht për pozicion jashtë loje dhe më pas për një prekje me dorë nga Openda.

Lexo më tej: Video/ Rumania me ‘snajper’, gafat e portierit të Real Madrid shembin Ukrainën në debutim

Me shpatulla pas murit. Belgjika humbi në mënyrë sensacionale 1-0 në Frankfurt kundër Sllovakisë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian. E tani duhet të bëjë sforco maksimale për t’u kualifikuar në raundin e 1/8. Përcaktues ishte goli i Schranz në pjesën e parë në minutën e 7‘, ndërsa vendimtare (negativisht) ishin gabimet e sulmuesit Lukaku para portës. Qendërsulmuesi pa dy gola të anuluar në pjesën e dytë, fillimisht i pikasur nga VAR në pozicion jashtë loje. Në rastin e dytë, fajtor ishte Openda që preku topin me dorë në fillim të aksionit. E kështu derbi italian i pankinave u fitua çuditërisht nga Calzona në dëm të Tedesco.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *