• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Kukësit

Lajme, Të fundit


Një trup i pajetë i gjinisë femër është gjetur i mbytur në ujërat e liqenit të Kukësit. Sipas informacioneve të para, viktima është rreth 35 vjeç dhe është ende e pa identifikuar, ndërsa është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *