• |
ide | kryesore

Vlorë/ Francezi gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet se ka vdekur para një jave

Lajme, Të fundit



Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tij në Vlorë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë 1 javë i vdekur në banesën ku jetonte me qira. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *