• |
ide | kryesore

Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë shtetasi francez, vihet në pranga 23-vjeçari

Lajme, Të fundit
Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga puna tre inspektorë policie



Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident gjatë natës në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten. Makina me të cilën ai udhëtonte u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqyte,t por për shkak të dëmtimeve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.

I plagosur ka mbetur edhe një 23-vjeçar nga Fushë Kuqja, i cili fillimisht është larguar nga vendngjarja. Ai është është paraqitur në spital për trajtim, ku dhe është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *