• |
ide | kryesore

E reja shqiptare aksidenton për vdekje motër e vëlla në Kroaci

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur një javë më parë në Kroaci ku një 29-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje me makinë vëlla dhe motër.

Shqiptarja e identifikuar si Klevisa Ymeri po drejtonte një makinë tip “BMW” me targa sllovake, kur ka parakaluar automjetin para saj në mënyrë të paligjshme, gjë që ka shkaktuar përplasje kokë më kokë me një makinë e cila drejtohej nga Stjepan Derek. Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë humbur jetën në vendngjarje shoferi 21-vjeçar dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina, shkruajnë mediat kroate.

Pas aksidentit e reja shqiptare pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua. Ndaj Ymerit është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *