• |
ide | kryesore

Sarandë, turistit i merr flakë makina

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në afërsi të Sarandës. Bëhet me dije se makina që ka marrë flakë ishte marrë me qira nga një turist spanjoll.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


4 Comments

  1. Per turistet vjen grupi heti,or, zjarrfiksja dhe Policia ndersa Shqiptareve kur ju ndodh kjo se can koken asnjeri. Perdoren leket e taksa paguesve Shqiptar per Sherbimin ndaj te huajve ndersa per Shqiptaret qe i paguajne keto taksa nuk ju ofrohet asgje. Kjo eshte Qeveria antikombetare Shqiptare

  2. Per turistet vjen grupi Hetimor, Zjarrfiksja dhe Policia ndersa Shqiptareve kur ju ndodh kjo se can koken asnjeri. Perdoren leket e taksa paguesve Shqiptar per Sherbimin ndaj te huajve ndersa per Shqiptaret qe i paguajne keto taksa nuk ju ofrohet asgje. Kjo eshte Qeveria antikombetare Shqiptare qe po Shpopollon dhe Shkaterron Shqiperine.

  3. Per turistet vjen grupi Hetimor, Zjarrfiksja dhe Policia ndersa Shqiptareve kur ju ndodh kjo se can koken asnjeri. Perdoren leket e taksa paguesve Shqiptar per Sherbimin ndaj te huajve ndersa per Shqiptaret qe i paguajne keto taksa nuk ju ofrohet asgje. Kjo eshte Qeveria antikombetare Shqiptare qe po Shpopullon dhe Shkaterron Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *