• |
ide | kryesore

Video/ Müldür-Güler super, 3-1 ndaj Gjeorgjisë: dy xhevahirët zbukurojnë ditëlindjen e Montellas

F1, Sport, Video
Güler


Euro 2024 nis mirë për Turqinë e teknikut Vincenzo Montella. Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri italian mposht Gjeorgjinë 3-1 në ndeshjen debutuese dhe merr menjëherë komandën e Grupit F, ku bën pjesë edhe Portugalia e Republika Çeke. Spektakolarë dy xhevahirët e turqve Müldür e Güler, ndërsa festës i është bashkuar edhe Aktürkoğlu.

Ndeshjen e zhbllokoi një gol me të djathtën fluturimthi të Müldür në minutën e 25’. Gjeorgjia nuk hoqi dorë nga loja dhe barazoi pak minuta më vonë me një goditje të Mikautadze, me bashkëpunimin e portierit Günok (32′). Turqit dominuan për sa i përket zotërimit të topit dhe në minutën e 65’ gjetën golin vendimtar, falë një shpikjeje të Arda Güler. Goditja spektakolare e talentit të Real Madrid, i lindur në vitin 2005, ishte e pakapshme për portierin. Kvaratskhelia ishte inekzistent dhe rezultati u vulos me golin e Aktürkoğlu në minutën e fundit të kohës shtesë.

Lexo më tej: Turqia shkatërrohet 6-1, gazetari provokon teknikun Montella: italiani reagon në mënyrë brilante

Një ditëlindje me rrahje të forta zemre, deri në minutën e fundit të ndeshjes. Në fund, megjithatë, Vincenzo Montella ishte në gjendje të hapte shampanjën me një buzëqeshje, duke festuar pesëdhjetë vjetët e tij me një fitore. Falë eurogolave të Müldür-Güler dhe golit të vonë të Akturkoglu, Turqia e trajnerit italian mposhti Gjeorgjinë 3-1 në ndeshjen e tyre debutuese në Euro2024. Turqit zënë për momentin vendin e parë në grupin F, ku bën pjesë edhe Portugalia dhe Republika Çeke, në fushë në orën 21:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *