• |
ide | kryesore

Turqia shkatërrohet 6-1, gazetari provokon teknikun Montella: italiani reagon në mënyrë brilante

Sport
Montella



Turqia u mposht zhurmshëm nga Austria me rezultatin 6-1. Në fund të ndeshjes miqësore, kritika të mëdha vërshuan mbi teknikun Vincenzo Montella, i cili gjithashtu pati një përplasje me një gazetar që ndiqte kombëtaren turke.

DEBATI MES MONTELLA E GAZETARIT

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për Turqinë e teknikut Vincenzo Montella. Në ndeshjen e fundit miqësore turqit u mundën 6-1. Një rezultat i papritur që ka shkaktuar shqetësim tek profesionistët. Një dështim i paparashikuar tre muaj para fillimit të Europianit, ku turqit kanë shpresa të mëdha për të kaluar fazën e grupeve. Por disfata bëri që humori i mirë rreth kombëtares të binte ndjeshëm dhe madje vuri në pikëpyetje qëndrimin e italianit Montella në pankinë.

Lexo më tejMontella e makthi i përjetuar në tërmetin e Turqisë: Shumë të ndarë nga jeta për t’u ndjerë me fat”

Në fund të ndeshjes një gazetar e pyeti trajnerin italian nëse ishte rasti për të dhënë dorëheqjen pas një disfate kaq të bujshme. Nuk vonoi përgjigja nga tekniku: “Nuk do t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse mendoj se është provokim. Ti pushohesh nga puna kur bën pyetjen e gabuar? Mendoj se është një provokim krejtësisht i kotë”.

NDJESA PËR TIFOZËT

Para debatit me gazetarin, Montella ka dashur t’u kërkojë falje tifozëve për paraqitjen e keqe. Por gjithashtu ai ka saktësuar se këto janë ndeshje që të ndihmojnë të rritesh dhe që përdoren për të testuar lojtarët në pozicione të ndryshme në fushë. Montella nuk i humb shpresat përpara Kampionatit Evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *