• |
ide | kryesore

Pse Rama mbajti të fshehtë takimin me ministrin e jashtëm turk

Arkiva, Lajme, Të fundit
jashtëm



Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan vizitoi Tiranën këtë të hënë në një vizitë zyrtare. Fillimisht ai takoi homologun e tij, Igli Hasani me të cilin bëri edhe deklaratë për shtyp, por nuk u lejuan pyetje nga gazetarët.

Më pas erdhi një njoftim për takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Edhe ky i fundit bëri një deklaratë për mediat dhe një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me komentin e shkurtër: “Kënaqësi të prisja sot Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike”.

Por kreu i diplomacisë turke ka pasur edhe një tjetër takim të rëndësishëm, atë me kryeministrin Edi Rama. Çuditërisht ky i fundit e ka kaluar në heshtje këtë takim duke mos bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Ndryshe ka vepruar ministri i jashtëm turk që ka dokumentuar të gjitha takimet në rrjetet e tij sociale. Në rrjetin X ai ka publikuar foto dhe video nga takimi me Ramën.

Ministri i jashtëm turk vizitoi edhe xhaminë e re të Namasgjasë (video poshtë), por ra në sy mungesa e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, një “i padëshiruar” për Ankaranë i akuzuar si i lidhur me organizatën FETO.

Gjatë deklaratës me ministrin Hasani, kreu i diplomacisë turke kërkoi largimin e gylenistëve nga Shqipëria.

“Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë” – tha ministri turk para gazetarëve.

A ishin kërkesat e Ankarasë ato që mërzitën Ramën duke bërë që të kalojë në heshtje takimin? ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Rama qellimisht nuk paralajmeron takimet me nderkomtaret ,don tu tregoj kundershtarve se ja une shkoj ku deshuroj ,rri sa te du,flej ne aeroplan nese ma do qefi ,heheeee…sulltan pekmezi nuk ishte ma i fuqishem,na rrofsh k…o edi rama.

  2. Kjo xhami eshte lajm shume i keq per ne. Jo prej kultit por prej financuesit (Erdogan) dhe menyres si po e financon (duke kushtezuar qe hoxhallaret te na i emerojne ATA, otomanet e rinj). Marksi duhet te jete i kenaqur: Ngado kemi NEO. Njeriu i ri lindi!

  3. I mbajti të fshehtë për arësye e vetme se ka planifikuar pislliqet e radhës kundër atyre pak Gynelistëve që kanë mbetur akoma në Shqipëri!!!

  4. TE GJITH JAN TE LIR PER TE DITUR MESUAR ZHVILLUAR POR PACMANGESHEM SHPERBLIM APO NDESHKIM SIPAS ANGAZHIMIT QE KAN NESE NUK PENDOHEN thotë:

    ZOTI MADHERISHEM SIPAS ANGAZHIMIT SEJCILIT PERCAKTON HAKUN ME HAK SEJCILIT PACMANGESHEM DO TI SJELLIN HAKUN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *