• |
ide | kryesore

Akuza për spiunazh, Austria shpall ”non grata” dy diplomatë rusë

Lajme, Planet



Austria ka shpallur dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar”. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme austriake theksohet se diplomatëve u është dhënë afat deri më 19 mars që të largohen nga vendi.

“Të dy individët kishin kryer akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, theksuan autoritetet austriake pa dhënë asnjë detaj.

Të interesuarit kishin punuar në ambasadën ruse në Vjenë. Ky dëbim e çon në 11 numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria vitet e fundit. Vjena konsiderohet një bastion i spiunazhit për shkak të shumë organizatave të saj ndërkombëtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *